Manchester City është kampion i Evropës. Në Stamboll, skuadra e Pep Guardiola mposhti Inter 1-0 në finale, duke fituar Champions për herë të parë në historinë e tyre. Tripletë e jashtëzakonshme e Citizens, pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup. Në Ataturk u vu në skenë një pjesë e parë shumë taktike dhe e balancuar. 45 minuta të shënjuara nga fare pak raste dhe dëmtimi i De Bruyne. Më pas, në pjesën e dytë, City zhbllokoi ndeshjen falë golit të Rodri (68'). Inter reagoi, por u ndal te traversa e Dimarco dhe në pritjet e Ederson, që ndali Lautaro e Lukaku.
[video width="752" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/rodri.mp4"][/video]
Asnjë arritje, asnjë natë për t'u mbajtur mend. Manchester City fiton trofeun e parë të Champions në historinë e tyre. Vendosi një gol i Rodri në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Interi akuzon mundësinë e humbur të Lautaro me rezultatin 0-0. Skuadra e teknikut Inzaghi ishte kurajoze u ndal nga fati i keq i traversës së Dimarco dhe, disa sekonda nga fundi, pritjen me këmbë të Ederson në goditjen me kokë të Lukaku. Mund ta kishte cuar ndeshjen në shtesë belgu. por nuk ndodhi.
[video width="752" height="424" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/06/traversa.mp4"][/video]
Formacioni i Simone Inzaghi, në humbjen e tyre të parë pas 7 finaleve të fituara radhazi, del nga Stambolli me kokën lart. Përballë, ndoshta formacionit më të fortë në botë, plani i ndeshjes ishte perfekt. Inter e bllokoi kundërshtarin për një kohë të gjatë, deri në goditjen e mesfushorit spanjoll. Haaland i frikshëm nuk shënoi, i kontrolluar mirë nga Acerbi, por në fund ishte Guardiola që buzëqeshi. Spanjolli përsosi tripletën që e kishte arritur më parë me Barcelonën. Tani United nuk është më skuadra e vetme e Mançesterit që e ka fituar kupën me veshë të mëdhenj.
ZHGËNJIMI ZIKALTËR...
Gjithsesi, mbetet një sezon i rëndësishëm për Inter, me dy trofe të fituar. Por kjo është finalja e dytë europiane e humbur në epokën e Zhang, pas asaj të 2019-2020 në Europa League. E në Ataturk zhgënjimi për të gjithë zikaltrit është i madh. Por ndërsa lojtarët ishin në lot, Curva Nord i duartrokiti dhe këndoi për ta, për gjithcka dhanë në fushë.