Flash

Fyen keq tifozin, por po filmohej: TikTok fut në telashe Rüdiger, ndërhyn edhe Voeller

Lapsi.al 10 June 2023
Fyen keq tifozin, por po filmohej: TikTok fut në telashe Rüdiger,

Antonio Rüdiger përfundoi në ciklonin e stuhisë për shkak të një videoje që u bë virale. Mbrojtësi gjerman, në aeroportin e Frankfurt, iu përgjigj rëndë një tifozi që insistoi për t'i marrë disa autografe. Qendërmbrojtësi i Real Madrid nuk e dinte se po filmohej në celular. Video e tij shkaktoi polemika në Gjermani, aq sa ndërhyri edhe drejtori sportiv i kombëtares, Rudi Voeller.

Një episod i shëmtuar, që u bë viral në Gjermani përmes rrjeteve sociale. Një video e një debati të rëndë mes Antonio Rüdiger dhe një tifozi gjerman në aeroportin e Frankfurtit u postua në TikTok. Buja ishte e menjëhershme për shkak të një termi të pakëndshëm të përdorur nga Rüdiger: "Spastik". Rudi Völler, drejtor sportiv i kombëtares gjermane, ndërhyri menjëherë në mbrojtje të Rüdiger.

Lexo më tej: "Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë": goli kualifikim i kushton 20 qepje në ballë Rudiger

ÇËSHTJA

Tifozi në fjalë nuk u mjaftuar me një autograf, por kërkoi nga secili lojtar disa të tillë. Për këtë Rüdiger dyshoi dhe i mërzitur i tha: “Ti nuk je tifoz, je shitës”. Kjo është akuza që i ka bërë mbrojtësi bashkëbiseduesit. “Sa keq që më etiketon kështu, se ti nuk e di kush jam”, u përgjigj tifozi. Në atë moment, Rüdiger u largua duke thënë: "Ti je vërtet një tip interesant, kam shumë frikë prej teje". E më pas duke lëshuar komentin "sa spastik". Futbollisti, i cili nuk e dinte se po filmohej, u shpjegua më vonë për Bild: “Jap me kënaqësi autografe dhe bëj selfie me tifozët që janë të respektueshëm dhe pyesin me mirësjellje. Por ndonjëherë shkon përtej. Në veçanti kur bëjnë xhirime, për të cilët nuk kërkohet autorizim. E perceptoj si një qëndrim të vrazhdë. Unë u mërzita pak. Pavarësisht kësaj, nuk duhej ta përdorja atë term, kërkoj falje”.

@geldmrfifa_ Reaktion von Antonio Rüdiger verständlich oder ? #football #best #dfbteam #reaction #realmadrid #trend #fans #worldcup #antoniorüdiger #meme #geldmrfifa_ #halamadrid #view #frankfurt #moment #fifa #respect #foryou #fyp #viral #? #?? ♬ Originalton - Geldmrfifa

REAGIMI

Sjellja e Rüdiger nuk i ka pëlqyer shumicës. Edhe për këtë arsye, trajneri Hansi Flick foli gjatë me lojtarin, para seancës së fundit stërvitore të skuadrës. Völler gjithashtu komentoi episodin e pakëndshëm: “Nuk e kam parë videon, por tashmë kam folur me Rüdiger. I vjen keq që e përdori atë term. Ai i jep rëndësi mënyrës së të sjellurit, të thënit “faleminderit” dhe “të lutem”. E di që ai ishte një nga më të disponueshëm për tifozët në ditën e hapur të stërvitjes. Bëri një gabim”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI