Flash

Tifozët festë para hotelit të Inter, Onana: "I frikësohem vetëm Zotit e ai në fushë nuk është"

Lapsi.al 10 June 2023
Tifozët festë para hotelit të Inter, Onana: "I

Interi zbarkoi mbrëmjen e së enjtes në Stamboll dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka ndjerë entuziazmin e tifozëve. Hoteli, në të cilin është akomoduar skuadra në vigjilje të finales së Champions ndaj City, është rrethuar nga tifozët. Entuziazmi është në majë, edhe pse për shumë zikaltrit nisen jo si favoritë. Gjithësesi, kjo nuk e ka penguar Onana të besojë se në fushën e Ataturk gjithcka mund të ndodhë.

Te Inter skuadra është e kompletuar, Inzaghi ka rikuperuar plotësisht edhe dy lojtarët e fundit të dëmtuar, Mkhitaryan dhe Correa. Por ndërsa ky i fundit sigurisht që është i destinuar për pankinën, armeni mund të jetë lëvizja surprizë për në mbrëmje. Brozovic, për momentin, qëndron në avantazh, pasi ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë dy muajve të fundit. E njëjta gjë vlen edhe për sulmin ku Dzeko mbetet favorit ndaj Lukaku.

ONANA: "I FRIKËSOHEM VETËM ZOTIT E AI NUK ËSHTË NË FUSHË"

“Ata janë ndoshta skuadra më e mirë në botë, por duhet ta dëshmojnë këtë. Ne do të jemi në fushë për të mbrojtur dhe përfaqësuar Inter e për të bërë histori. Nuk do të jetë e lehtë, por ata duhet të dëshmojnë se janë më të mirët". Kështu tha portieri i Inter Onana për Manchester Evening Neës. "Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë. Por do të jemi atje. Ata kanë më shumë presion se ne, unë jam i qetë. Në këtë jetë kam frikë vetëm nga Zoti dhe nuk e shoh atë në fushë. Njerëzit janë njerëz".

Lexo më tej: Guardiola thumbon Inter: “Kur të jemi 0-0 do mendojnë se po fitojnë”

ENTUZIAZMI NË QIELL PARA HOTELIT TË INTER

Pritje e shkëlqyer nga tifozët e Inter për ekipin, para hotelit, pas stërvitjes së fundit në Ataturk. Entuziazmi u ngrit në qiell teksa mbërriti trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi. Tekniku u prit nga brohoritjet e stadiumit dhe valëvitja e shalleve, por u thirr në kor edhe poshtë hotelit.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI