Flash

Dhimbje të shtirura e stërvitjet në mëngjes që nuk i pëlqeu kurrë: kontradiktat e fshehta mes Messi e PSG

Lapsi.al 9 June 2023
Dhimbje të shtirura e stërvitjet në mëngjes që nuk i

Mungesë dashurie, pakënaqësi dhe ndonjë tekë. Është historia e Lionel Messi te PSG, e cila përfundoi me një lamtumirë mes fishkëllimash pas dy vitesh keqkuptime. Dy sezone që duhej ta çonin klubin e emirit të Katarit në Olimpin e Champions League. E që, në vend të kësaj, me argjentinasin ra në mizerjen e dy eliminimeve radhazi në 1/8. Por gjendja e keqe ishte mbi të gjitha në dhomat e zhveshjes nga ku zbulohen episode jo ekzaktësisht mbresëlënëse në lidhje me kampionin e botës, që preferoi të transferohej te Inter Miami.

PAKËNAQËSIA

“Ato në Paris – shpjegoi Messi në një intervistë në Spanjë – ishin dy vite në të cilat nuk isha i lumtur. Nuk kënaqesha dhe kjo kushtëzoi edhe jetën time familjare. Më kanë munguar shumë gjëra në jetën e fëmijëve të mi. Në Barcelonë i merrja nga shkolla, në Paris vetëm rrallë. E gjithashtu rrallë ndaja aktivitete të tjera me ta. Kjo është edhe arsyeja pse vendosa të përfitoj pak më shumë. Jam me fat që kam arritur çdo objektiv në futboll. Tani ajo që më intereson më shumë është aspekti familjar”.

VERSIONET

Pakënaqësia e Messi, megjithatë, përfundoi në shënjestër të RmcSport, shtëpia e kundërshtarëve të tij. Ndër to spikat ish-lojtari parisien Jerome Rothen, tani një drejtues i shquar radiofonik. Me një vrull të ashpër, dje ai sulmoi shtatë herë Topin e Artë: “Në mars, Leo kishte humbur një seancë stërvitore dhe jo për shkak të një problemi me pulpën, siç e ka justifikuar klubi. E vërteta është se Messi nuk ishte i kënaqur me përmbajtjen e seancës teknike. Ndoshta sepse fëmijët e tij nuk ishin mirë në shkollë atë ditë. Më pas u kthye në dhomat e zhveshjes, bëri dush dhe u largua. E gjithë kjo tregon se sa shumë i respektonte trajnerët dhe shokët e skuadrës”. Atë ditë, sipas RmcSport, Messi nuk do t'i kishte vlerësuar ushtrimet e fazës së vrapimit dhe mbrojtjes që iu imponuan sulmuesve. Një version i mohuar në atë kohë nga babai i tij Jorge.

Lexo më tej: “Nuk kthehem te Barcelona”, Messi sqaron të ardhmen e shemb aludimet: “Do shkoj te Inter Miami”

KËRKESAT

Për Rothen, megjithatë, kjo nuk është e gjitha: “Messi insistoi shumë për të ndryshuar ritmin e stërvitjes. Ai nuk donte të stërvitej në mëngjes. Sipas tij nuk ishte mirë, përkundrazi ai donte që skuadra të stërvitej pasdite. Por për fat të mirë stafi e trajneri nuk iu dorëzuan kërkesave të tij”. Nga këtu lindi, ndoshta, një nga arsyet e pakënaqësisë së argjentinasit. Messi humbi një tjetër stërvitje në fillim të majit, por këtë herë për arsye sponsori, duke fluturuar drejt Riadit. Klubi më pas i dha atij një pezullim dy-javor, të reduktuar në një pasi Messi kërkoi falje në një video në mediat sociale. Një muaj më vonë, ai u largua nga kryeqyteti francez mes fishkëllimave të tifozëve të tij. Ultrasit e PSG në fakt e bënë atë simbolin e të gjitha dështimeve në Champions League, duke e quajtur mercenar. Në Miami, Messi pritet si yll dhe ndoshta do të mund t'i përkushtohet më lehtë dhe pa presion jetës familjare.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI