Flash

Arabia ndryshon merkaton e futbollit: CR7 në fron, Benzema e Messi e ndjekin

Lapsi.al 9 June 2023
Arabia ndryshon merkaton e futbollit: CR7 në fron, Benzema e Messi e

Shifrat e çmendura në futboll tani nuk përbëjnë më habi. 200 milionë në sezon për CR7, 100 për Benzema, Messi refuzon 400 në vit. E pra deri një verë më parë, asnjë nga këto nuk mendohej, por Arabia Saudite e ka ndryshuar tashmë merkaton e futbollit me zhurmë parash.

Po kush është sot, në këtë gjeografi të re botërore të futbollit, më i paguari? Froni i përket portugezit Cristiano Ronaldo. Në Arabinë Saudite 200 milionë në dy vjet e gjysmë, të cilat falë sponsorizimeve (përfshirë rolin e ambasadorit për kandidaturën e Arabisë Saudite për Botërorin 2030) bëhen 400 milionë euro në dy sezone. Së fundmi i është bashkuar edhe miku i tij Benzema si edhe Kante, ndërsa Messi ka zgjedhur SHBA-në. Pra, le të shohim se cilët janë bosët e rinj të futbollit…

Lexo më tej: E bujshme, Benzema largohet nga Real Madrid: për 100 milionë euro në vit do të sfidojë CR7 në Arabi

FUTBOLLISTËT MË TË PAGUAR

CR7 - 200 milionë euro në vit

Benzema - 100 milionë euro

Kanté - 50 milionë euro

Messi - (shifrat nuk janë ende të ditura, te Psg 41 milionë)

Mbappé - 50 milionë (me rritje) plus bonusi për firmën prej 180

Haaland - 45 milionë euro

Salah - 35 milionë euro

Neymar - 30 milionë euro

Iniesta - 28 milionë euro

De Bruyne - 21 milionë euro

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI