Flash

E shkruar në yje, Inter do të fitojë Champions: koinçidenca që bën zikaltrit të ëndërrojnë

Lapsi.al 8 June 2023
E shkruar në yje, Inter do të fitojë Champions:

Në futboll kapesh pas gjithçkaje për të ëndërruar dhe për të shpresuar të fitosh. Supersticiozitet, analogji, koinçidenca, kujtime të së kaluarës, horoskopi dhe shumë më tepër. E në këtë kontekst pozicionohet koinçidenca që mund të bëhet realitet e që ka të bëjë me skuadrën e Inter. Pikërisht në lidhje me finalen e Champions League, që zikaltrit do të luajnë kundër Manchester City.

Çdo tifoz është supersticioz dhe në futboll supersticioziteti mbretëron. Sa herë janë përdorur analet për të gjetur fakte të ngjashme me ato të sotme, që mund t'i japin shpresë fitoreje ekipit të dikujt. E ja ku vjen fitorja e West Ham ndaj Fiorentinës. Një sukses që ka sjellë në mendjen e tifozëve më të vëmendshëm, një sinjal që mund të ekzaltojë Inter. Ishte viti 1965 dhe West Ham fitoi Kupën e Kupave, duke triumfuar në finalen e luajtur në Wembley kundër Munchen 1860. Triumfit të parë europian të Hammers iu shtua edhe ai i djeshmi kundër Fiorentinës. E këtu hyn në lojë Inter.

Lexo më tej: Pyetja e Roberto Mancini tremb anglezët e City: “Po sikur Inter të kalojë në avantazh?”

PRECEDENTI

Në vitin 1965, Inter gjithashtu arriti në fund të kompeticionit, që atëherë quhej ende Kupa e Kampionëve. Skuadra e drejtuar nga Herrera triumfoi brenda mureve miqësore ndaj Benfica. Suksesi i dytë në histori i kupës me veshë të mëdhenj e gjithashtu i dyti radhazi. Çështja është çfarë kanë të përbashkët viti 1965 dhe ai 2023? Historia është e thjeshtë. Në atë kohë West Ham dhe Inter ishin në finale dhe 8 ditë më parë anglezët fituan kupën. Dje Hammers fituan Conference League dhe zikaltrit do të dalin në fushë të shtunën. A mundet që yjet dhe koinçidencat të ribashkohen përsëri duke bërë që Lautaro dhe shokët e tij të triumfojnë? Tifozët po shpresojnë dhe ndërkohë kryqëzojnë gishtat në shenjë supersticioziteti.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI