Flash

Inter zbarkon në Stamboll, një ditë para kohe: vetëm një dyshim në zgjedhjet e Simone Inzaghi

Lapsi.al 8 June 2023
Inter zbarkon në Stamboll, një ditë para kohe: vetëm

Starton misioni Stamboll. Inter ka mbërritur në Turqi në funksion të takimit me historinë, të shtunën në mbrëmje. Zikaltrit do të luajnë finalen e Champions League me gjigantin Manchester City. Skuadra e zikaltërve u stërvit në Pinetina në mëngjes, u nis nga Malpensa pasditen e vonë dhe mbërriti në mbrëmje. Lajmi i mirë është se Mkhitaryan dhe Correa u rikuperuan. Në Stamboll, grupi zikaltër është shoqëruar nga presidenti Steven Zhang, Marotta, Ausilio dhe Baccin. Ata janë pritur nga zëvendëspresidenti Zanetti, i cili kishte mbërritur një ditë më parë. Të premten në mëngjes një ecje e lehtë dhe një seancë kryesisht taktike, pastaj hapësirë për fjalët para ndeshjes dhe në mbrëmje stërvitja e fundit në Ataturk.

FORMACIONI E NJË DYSHIM

Formacioni zikaltëri është i bërë për 10/11. Përpara Dzeko duhet të startojë nga minuta e 1' përkrah Lautaro Martinez. Pankinë për Lukaku, i gatshëm për stafetën në ndeshjen në vazhdim. Në mesfushë dyshimi i madh ka lidhje me Mkhitaryan. Armeni ka punuar tërësisht me grupin një ditë më parë. Ai është rikuperuar plotësisht pas tendosjes së muskulit rektus anterior të kofshës së majtë të pësuar në ndeshjen e dytë të euroderbit. E megjithatë duket i destinuar ta nisë nga pankina, me Brozovic përkrah Barella dhe Calhanoglu.

Lexo më tej: Adriano, tifozi ‘i pandreqshëm’ i Inter: vuri bast 2 mijë euro për fitoren e Champions

SKENOGRAFIA E FINALES

Ndërkohë, tifozët e Inter janë gati të pushtojnë Stambollin. Aty do të mbërrijnë edhe gjashtë furgona me 1500 kilogramë pankarta dhe 12 mijë flamuj njëngjyrësh. Pikërisht ato që do të përbëjnë koreografinë e përgatitur nga Curva Nord për t'u ekspozuar para ndeshjes. Dhe vetë Curva Nord 'rekomandoi' kodin e veshjes për këtë rast. Të gjithë të veshur me blu. Një ngjyrë e vetme “për të na bërë një me ekipin dhe me historinë tonë”. E në San Siro, më shumë se 40,000 tifozë zikaltër do të mbështesin ekipin përpara ekranit gjigant prej 400 metrash katrorë, të vendosur në unazën e parë portokalli.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI