Lexo më tej: De Laurentiis i vë ‘syrin’ trajnerit: ka një klauzëolë prej 18 milionë euro mes Napolit e Conceiçao
EMRAT E TJERË TË PREFERUAR...
Përveç ish-juventinit francez, De Laurentiis vazhdon të ndjekë edhe profile të tjera, kryesisht ndërkombëtare. Në fakt, shanset për të parë Vincenzo Italiano në pankinën e Napolit duket se kanë rënë. E kanë konfirmuar deklaratat e vetë presidentit dhe performanca e teknikut në Conference League. Në vend të kësaj, emrat e Unai Emery dhe Rudi Garcia u rritën në pozita. Në të vërtetë, ish-trajneri i Romës është parë dje në darkë në shtëpinë e De Laurentiis në kryeqytet. Në garë është edhe një francez tjetër, pikërisht trajneri aktual i PSG-së, Galtier. Ai është i sigurt se do të shkarkohet së shpejti dhe mezi pret të tregojë vlerën e tij, pas zhgënjimit në Paris.? Secondo 'Repubblica' nella lista dei possibili nuovi allenatori del #Napoli c'è anche la pazza idea che porta a Zinedine #Zidane ? Sarebbe il colpo perfetto di #DeLaurentiis ❓? pic.twitter.com/Y77Thf5fBs
— Spazio Napoli (@Spazio_Napoli) June 9, 2023