Flash

"Sylvinho më tha mos u mërzit, je i ri", i mbyllur nga mbrojtës të Serie A, Bajrami penalizohet edhe nga dëmtimi

Lapsi.al 9 June 2023
"Sylvinho më tha mos u mërzit, je i ri", i mbyllur nga

"Jam i lumtur që jam në Kombëtare. Kisha dëmtim të rëndë por jam 100% dhe jam gati. Të kem të bëj me mbrojtës si Gjimshiti dhe Ismajli, është pjesë e futbollit. Jam, gati për të dhënë maksimumin". Adrian Bajrami ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe është gati për kuqezinjtë. Sigurisht që lojtari i BenficaB e ka të vështirë të gjejë hapësira, jo vetëm sepse sa ka ardhur nga dëmtimi, por edhe sepse përpara ka mbrojtësit e Serie A Gjimshiti e Ismajli e mungon akoma Kumbulla: "Mbetet për t’u parë dhe vendos trajneri - vazhdoi Bajrami -. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje ashtu si të gjithë të tjerët. Do të kemi besim sepse luajmë në shtëpi dhe do të tregojmë më të mirën".

BISEDA ME TEKNIKUN SYLVINHO

Mbrojtësi 21 vjeçar është gati për të dhënë më të mirën duke kontribuuar për kombëtaren. Trauma duket se është lënë pas, meritë edhe e afërsisë që i ka treguar tekniku Sylvinho: "Është trajner i ri. Unë dhe ai kemi folur për shumë kohë. Më ka takuar në Portugali dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës. Ai më kërkoi të mos mërzitem sepse jam i ri dhe ishte dëmtim i rëndë. Ai më ka në planet e tij, më sheh për të ardhmen dhe më dha besim.

Lexo më tej: Kartagjena, kombëtarja e… Partizani, Sadiku ‘paktin’ e ka me teknikun Sylvinho: “Që kur erdhi më ka telefonuar”

KUJDES NGA MOLDAVIA...

Në fund edhe një sirenë alarmi, për të gjithë ata që e mendojnë të thjeshtë sfidën e dyfishtë të qershorit: "Nuk ka skuadra të lehta. Të gjitha janë të vështira dhe duhet të japim maksimumin e të jemi të fokusuar se çfarë ndodh në fushë" e mbylli Bajrami. Pas humbjes me Poloninë në mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në Air Albania në 17 qershor e pastaj tre ditë më pas do të luajnë në transfertë me Ishujt Faroe.

https://www.youtube.com/watch?v=E1uhEmohirM

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI