Flash

Kartagjena, kombëtarja e... Partizani, Sadiku 'paktin' e ka me teknikun Sylvinho: "Që kur erdhi më ka telefonuar"

Lapsi.al 9 June 2023
Kartagjena, kombëtarja e... Partizani, Sadiku 'paktin' e ka me

“E prisja që do të më thërriste. Që kur u emërua më ka telefonuar dhe kemi folur. Jam shumë i lumtur sepse e prisja prej kohësh". Armando Sadiku është kthyer të veshë fanellën e kombëtares, gati tre vjet nga hera e fundit. Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Moldavinë, sulmuesi tha se shanset për Europian janë të shumta. "Jam shumë i bindur dhe kam besim - logjikoi Sadiku -. Nuk ka ekipe të dobëta por grupi na lejon ta arrijmë qëllimin. Nëse kemi edhe mbështetjen e tifozëve dhe me Moldavinë e nisim me këmbën e mbarë, e arrijmë qëllimin. Shpresoj ta arrijmë e të jem sërish protagonist".

RAPORTI ME TEKNIKUN

Autori i vetëm i një goli të Shqipërisë në finalet e një europiani më pas zbuloi mardhënien me trajnerin Sylvinho. "Jam i lumtur dhe e kam vlerësuar teknikun Sylvinho pasi më thirri direkt pas firmës. Më ka treguar se do të jem i rëndësishëm në ekip. Unë do të jem në dispozicion në çdo moment që do të ketë nevojë për mua. Shpresoj ta shpërblej në fushë vlerësimin që ka për mua".

Në Euro 2016 shkuam me një skuadër të etur për të bërë historinë, tani me një grup plot kualitet: "Të shohësh se ku luajnë të gjithë, është privilegj - tha Sadiku -. Nuk i kemi pasur ndonjëherë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në çdo aksion, që topat që na vijnë t’i shënojmë. Moldavia është ekip i fortë dhe do të rrijë në mbrojtje. Por të mundohemi të shfrytëzojmë rastet sepse e di që do të na furnizojë mesfusha".

E ARDHMJA TE PARTIZANI?

Në fund e ardhmja, ku Partizani është më shumë se një mundësi për ta kthyer Sadikun në Superiore: "Te Kartagjena kisha 1 vit kontratë. Ata më propozuan të njëjtën kontratë siç e kisha pasi janë kënaqur. U kam kërkuar kohë pasi erdha në Kombëtare dhe pasi të përfundoj këtu, do të vendos. Po shoh sepse kam edhe oferta të tjera dhe në fund do të vendos".

https://www.youtube.com/watch?v=E1uhEmohirM

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI