Flash

New York Times 'masakron' Inter: “Klub borxhli, mbahet me fasha. Krenaria nuk paguan faturat”

Lapsi.al 9 June 2023
New York Times 'masakron' Inter: “Klub borxhli, mbahet me fasha.

Entuziazmi te yjet në shtëpinë e Inter, në prag të finales së Champions League kundër Manchester City. Ndeshja është planifikuar për nesër në orën 21:00 në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit. E megjithë arritjen spektakolare, arkat e klubit zikaltër janë në një situatë jashtëzakonisht të pasigurt. Të paktën sipas asaj që raportohet nga New York Times.

Në fakt, sulm i New York Times ndaj Inter ka qenë shumë i ashpër: “Pavarësisht rezultateve të shkëlqyera të marra në fushë, është klubi më borxhli në Itali”. Sipas asaj që raportoi gazeta e njohur amerikane, zikaltrit kanë akumuluar borxhe mbi 900 milionë euro. Për më tepër, në këtë drejtim, klubi në pronësi të familjes Zhang duhet të shlyejë edhe një detyrim tjetër. Zikaltrit morën një kredie prej gati 300 milionë në 2021 te Oaktree Capital Management. Tani, në arkat e kompanisë kaliforniane të menaxhimit të aseteve, duhet të derdhen rreth 370 milionë euro.

“Krenaria nuk i paguan faturat – vazhdon New York Times –. Inter është një skuadër që kërcet, vuan dhe shtyn në kufirin e mundësive të tij. Tani për tani, është një klub i trukuar, i mbajtur në këmbë nga fashat dhe disa shpresa. Sipas llogarive të publikuara së fundmi, detyrimet totale janë afërsisht 930 milionë dollarë. E klubi ka shënuar humbje prej afro 430 milionë dollarë gjatë dy viteve të fundit”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI