Flash

FOTO/ Sensualitet e energji joshëse: spektakli përpara finales së Champions nën ritmin e brazilianes Anitta

Lapsi.al 9 June 2023
FOTO/ Sensualitet e energji joshëse: spektakli përpara finales së
Përgatitjet për Manchester City – Inter, finalen e kompeticionit më të rëndësishëm europian, Champions League, janë emocionuese. Përpara sfidës do të jetë shfaqja e zakonshme paraprake. Do të ketë muzikë, koreografi dhe ekzibicion si në këngë ashtu edhe të tipeve të tjera. Shumë spektakël e argëtim që do të shërbejë për të lehtësuar tensionin e tifozëve në tribuna. Është vendosur gjithashtu këngëtarja që do të performojë para ndeshjes, braziliania Anitta. Për të çliruar nga ankthi tifozët anglezë e italianë do të kujdeset ylli brazilian i pop-it, Anitta. Ajo është përzgjedhur të jetë ylli i shfaqjes para Manchester City-Inter. Rreth sa do të ndërtohet e gjithë koreografia dhe spektakli në qendër të fushës. Këngëtarja i ka të qarta idetë sesi mund të argëtojë publikun: “Jam shumë e lumtur dhe që kur mora vesh se do të këndoj në Stamboll kam menduar gjithmonë ‘O Zot’. Do të sjell shumë muzikë braziliane në fushë. Babai im ishte shumë i dhënë pas futbollit dhe unë studioja në shkollat italiane. Më i miri në histori për mua është Pele”.

SENSUALITET E SHUMË ENERGJI

Ylli i popit u bë i njohur falë këngës Envolver një vit më parë dhe që atëherë nuk ka të ndalur. U dyndën bashkëpunime me këngëtarë të ndryshëm duke përfshirë grupin Black Eyed Peas. Karakteristika e saj janë koreografitë seksi që interpreton gjatë këngëve dhe që i lënë pa fjalë të gjithë fansat e saj. Si edhe lëvizjet e kërcimit vërtet të nivelit të lartë. Do të jetë një spektakël energjik dhe plot adrenalinë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI