Flash

Guardiola thumbon Inter: “Kur të jemi 0-0 do mendojnë se po fitojnë”

Lapsi.al 9 June 2023
Guardiola thumbon Inter: “Kur të jemi 0-0 do mendojnë se po

Finalja është një hap larg, dicka më pak se 24 orë për saktësi. Është koha për konferencat e shtypit dhe intervistat e trajnerëve Pep Guardiola dhe Simone Inzaghi. Nesër, të dy do të luftojnë në pankinë në përpjekje për të sjellë skuadrën e tyre drejt fitores. Spanjolli dëshiron t'u japë "Citizens" triumfin e parë historik. E për ta bërë këtë i beson edhe presionit mediatik dhe... thumbimeve.

Tensioni ndihet edhe te Pep Guardiola, pavarësisht se është mësuar të luajë finale kaq të rëndësishme. Ai e bëri këtë si trajner i Barcelonës me të cilin ngriti në qiell kupën e Champions. Por e nesërmja ka një shije dhe pritshmëri tjetër. Manchester City i tij nuk e ka fituar kurrë trofeun. Një fitore e mundshme do të përmbushte gjithashtu një tripletë historike. Në një intervistë për Sky, trajneri spanjoll tha se ishte i tensionuar: “Fluturat në barkun tim me siguri po lëvizin dhe do të lëvizin më shumë nesër. Por është një ndeshje futbolli dhe nëse fitojmë do të jemi kampionë. Nëse humbim do të jemi ekipi i dytë në Evropë dhe kjo nuk është keq”.

Lexo më tej: Haaland gati t’i bëjë keq zikaltërve në finalen e Champions: “Inter skuadër e mirë, por ne kemi ende uri”

Por ka vend edhe për një thumbim ndaj Inter, jo dashakeq por që mund të mos i pëlqejë ambjentit zikaltër. Duke vazhduar t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të Sky, spanjolli kritikoi mendimin e skuadrave italiane: “Italianët kur janë në 0-0 mendojnë se janë përpara, se po fitojnë”. Një analizë që i shtohet asaj të mesfushorit Kevin De Bruyne. Belgu tha se priste një ndeshje të mbyllur me pak mundësi për shkak të qëndrimit që mund të kishte Inter. Çfarë do të mendojë Simone Inzaghi?

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI