RINOVIM EDHE PA PAOLO MALDINI
Milani, megjithatë, nuk heq dorë. Kuqezinjtë nuk duan të humbasin një prej lojtarëve më të mirë dhe kanë përgatitur ofertën e rinovimit. Portieri francez aktualisht fiton 2.8 milionë në vit dhe shkon në skadencë në vitin 2026. Klubi kuqezi ka gati një kontratë 5 milionë euro për ta bindur francezin dhe për t'i treguar besimin e Milan. Kuqezinjtë duan që ai të jetë në qendër të projektit teknik të klubit, i barabartë me Leao dhe Hernandez. Lexo më tej: Efekti Maldini trondit Milan, Maignan kërcënon me lamtumirë në rrjetet sociale: "Gjithmonë Milan?" Portugezi tashmë ka rinovuar deri në vitin 2028 pak ditë para lamtumirës së Paolo Maldinit. Mungesa e ish-mbrojtësit të Milan në fushën teknike mund të ndikojë në zgjedhjen e Maignan. Portieri kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Maldinin dhe largimi i tij mund ta bëjë portierin të shqyrtojë me një sy më të mirë ofertat nga jashtë. Është e qartë se vullneti i Milan është të mbajë të gjithë lojtarët kryesorë në skuadër. Por është po aq e qartë se nëse oferta të forta mbërrijnë për Magic Mike ose Hernandez, do të ishte e vështirë t'i mbante ata. Qoftë edhe vetëm për faktorin ekonomik.“#Maldini via dal #Milan, squadra in rivolta: i giocatori simbolo, da #Leao a #Maignan a #TheoHernandez, non l'hanno presa bene” (Repubblica)
— Fabrizio Biasin (@FBiasin) June 5, 2023
Tre giorni fa #Maldini annunciava il rinnovo di #Leao, tutti legittimamente sorridenti.
Incredibile. pic.twitter.com/nli4VxbFph