Flash

Trajnerin e Juves nuk e duan as në Arabi, reagojnë tifozët e Al-Hilal: në Twitter 'mbin' #Allegriout

Lapsi.al 10 June 2023
Trajnerin e Juves nuk e duan as në Arabi, reagojnë tifozët e
Massimiliano Allegri mund të largohet nga Juventus dy vjet para skadimit të kontratës së tij për të zbarkuar në Arabinë Saudite. Por pas lajmit për takimin e planifikuar në Montekarlo mes trajnerit dhe emisarëve të klubit, ndodhi befasia. Tifozët e Al-Hilal janë revoltuar në rrjetet sociale, duke ndërkombëtarizuar në njëfarë mënyre hashtagun #Allegriout. Thirrja ishte shpesh trend mes tifozëve të Juventus gjatë vitit, por tani gjoegrafia e të pakënaqurve është zgjeruar. Në fakt, në Arabi në këto orë #جمهور_الهلال_يرفض_اليغري është bërë virale në Twitter. E përkthyer, përafërsisht do të thotë "Ne Allegrin nuk e duam". Një protestë e vërtetë në rrjetet sociale që shënjestron lojën e cilësuar si tepër mbrojtëse të trajnerit të Juventus. "Ky trajneri dikur tha: 'Nëse doni argëtim, shkoni në cirk'. Një mënyrë për të luajtur qartësisht në mbrojtje, nuk i shkon për shtat Al-Hilal, as 1%", shkroi një tifoz. Ndërsa një përdorues tjetër theksoi se: “Të flasësh për Luis Enrique dhe Lopetegui dhe të marrësh atë është si të kërkosh një sulmues dhe më pas të blesh një mbrojtës”. Lexo më tej: Ndërhyn Ronaldo, ofertë shokuese për Max Allegri: takim në Montekarlo, Juventus në pritje "Vetëm të mendosh për këtë është një fatkeqësi dhe një përsëritje e gabimit" vuri në dukje një tjetër tifoz. Në këtë mënyrë hashtagu i lançuar nga tifozët e Juventus është bërë ndërkombëtar. Tani edhe tifozët e Al-Hilal kërkojnë #AllegriOut, edhe para se tekniku të jetë "in".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI