Dy turistë anglezë janë vënë në pranga pasi u kapën duke shitur droga të forta në Dhërmi. Gjatë kontrollit fizik dhe atij të ambienteve ku G. S., 38 vjeç dhe R. B., 28 vjeç ishin akomoduar, u gjetën një sasi lëndë narkotike të llojit GHB (Gamma- hydroxybutyrate). Ata ishin të ndarë në 37 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare. Ata ndanin drogërat kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.