Flash

Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e përplasjes me arbitrin Taylor, Mourinho tani rrezikon shumë

Lapsi.al 1 June 2023
Video/ “Je një fatkeqësi e q*rë”: del video e

Zhgënjim, në shtëpinë e Romës, pas humbjes me penallti ndaj Seviljes në finalen e Europa League. Një ndeshje, ajo e Puskas Arena në Budapest, ku të besuarit e Jose Mourinho luftuan fort dhe më pas kapitulluan vetëm nga 11 metra. Një ndeshje e kondicionuar nga një arbitrim që nuk i ka pëlqyer fare verdhekuqve, mbi të gjithë trajnerit portugez, që rrezikon tani një dënim nga UEFA për reagimin ndaj arbitrit pas ndeshjes.

Në parkingun e Puskas Arena, Mourinho u vërsul kundër drejtuesit të ndeshjes, anglezit Anthony Taylor. Special One kishte patur rezerva ndaj tij me protesta të forta në fushë, në fund të llotarisë së penalltive. E të dy u ndodhën përballë në parkingun e Puskas Arena: “Ti je një fatkeqësi e q*irë. Edhe Rosetti ishte në gjendje të thoshte se nuk ishte penallti (duke iu referuar penalltisë së dhënë fillimisht për Sevilla dhe më pas të anuluar, red), ti nuk ishe i aftë”.

Pas ofendimeve drejtuar arbitrit Taylor, trajneri i Romës nuk i kurseu as asistentët e kryesorit të ndeshjes: “Urime edhe ju të VAR-it”, thumboi me hidhërim ironik Mourinho. Një reagim, ai i portugezit, që ndoshta mund t'i kushtojë shtrenjtë. Në ditët në vijim UEFA do të marrë raportin nga arbitri anglez, pas së cilës do të vendosë nëse dhe si do të ndëshkohet sjellja e trajnerit verdhekuq. Mourinho, përveç një gjobe të mundshme, rrezikon edhe skualifikimin.

@cbssportsgolazo José Mourinho waited for head referee Anthony Taylor after the game and gave him his 2 cents on the way he reffed the Europa League final. ? (Via @Corriere dello Sport) #mourinho #josemourinho #europaleague #uel ♬ original sound - CBS Sports Golazo

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI