Flash

'Adieu Messi', Galtier konfirmon largimin: "Me Clermont ndeshja e fundit e tij me Psg"

Lapsi.al 1 June 2023
'Adieu Messi', Galtier konfirmon largimin: "Me Clermont ndeshja e

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Ajo kundër Clermont në Parc des Princes do të jetë ndeshja e fundit e Messi me Paris Saint Germain". Me këto fjalë trajneri parisien Christophe Galtier zyrtarizoi një sekret, që tashmë nuk ishte më sekret. Leo largohet nga PSG pas dy sezonesh në të cilat sinqerisht, pritej më shumë nga një lojtar i thirrur për të sjellë më në fund trofeun e lakmuar të Champions në kryeqytetin francez.

"Në sezonin e parë ai duhej të përshtatej, ishte hera e parë larg Barcelonës. Këtë vit ai ishte një element i rëndësishëm. Unë konstatoj se kritikat nuk janë aspak të justifikuara. Në një sezon me Botërorin ai ka statistika të pabesueshme: 21 gola dhe 22 asiste. Messi ka qenë gjithmonë në shërbim të skuadrës. E përsëris ishte një privilegj i madh jo ta stërvitja, por ta shoqëroja”, shtoi Galtier edhe ai një hap nga lamtumira.

Tani do të fillojnë hipotezat e ndryshme për të ardhmen e Lionel Messi. Mundësia e një rikthimi të bujshëm, në Barcelonën e tij, ka pak bazë për problemet ekonomike të katalanasve. Është folur për një eksperiencë në SHBA, me Inter Miami i David Beckham. Por, për momentin, mundësia e mbulimit me petrodollarët e sheikëve, duke kaluar në kampionatin saudit, duket më e mundshme.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI