Flash

Video/ Sevilla, mrekullia e 7 në Europa League vjen me penallti: Mancini 'djeg' Romën, autogol e penallti e gabuar

Lapsi.al 1 June 2023
Video/ Sevilla, mrekullia e 7 në Europa League vjen me penallti: Mancini

Pas triumfit të vitit të kaluar në Tiranë, erdhi befasia e Budapestit. Roma humbet finalen e Europa League me penallti. Përcaktues ishin gabimet nga pika e bardhë e Mancini dhe Ibanez. Braziliani shkaktoi edhe autogolin që barazoi ndeshjen 1-1 në kohën e rregullt dhe e çoi më pas në shtesa e deri te penalltitë. Sevilla triumfon përsëri, e konfirmohet padrone e Europa League me trofeun e shtatë të fituar.

Mourinho vuri bast nga 1' për Dybala, titullar së bashku me kapitenin Pellegrini, që u vendos pas shpinës së Abraham. Joya, pavarësisht se nuk ishte në maksimum, ia shpërbleu Special One me golin e 1-0, në një vertikalizim fantastik të Mancini. Verdhekuqtë, të cilët deri në atë moment e kishin parë Romën të kujdesshme, shpërthyen në festë. Vetëm portugezi në pankinë predikoi qetësinë. Sevilla ndërkohë iu afrua barazimit në shtesë me Rakitic, goditja e të cilit u bllokua, me pak fat, në shtyllë nga Rui Patricio.

Në pjesën e dytë, Roma mendoi të kontrollonte ndeshjen, ndërsa Sevilla shtyu përpara me Lamela dhe Suso menjëherë në fushë. Megjithatë, ishte autogoli i Mancini që ndërlikoi planet e Mourinhos. Një rekord i thyer i portugezit që pas 20 vitesh pësoi një gol në një finale europiane (nuk kishte ndodhur që nga viti 2003). Në gjysmën e pjesës së dytë Dybala i la vendin Ëijnaldum. VAR anuloi me të drejtë një penallti të dhënë për Sevilla dhe, pavarësisht protestave verdhekuq, nuk akordoi një tjetër për një prekjeje me dorë në zonë nga Fernando. Ndeshja u bë nervoze, por nuk u zhbllokua as me Belotti në fushë në vend të Abraham. Drithërimën e fundit e dha e majta nga jashtë zonës e Suso që Rui Patricio e grushtoi në pasiguri, por mjaftueshëm për ta cuar ndeshjen në shtesë.

SHTESAT E PENALLTITË

Në kohën shtesë të gjithë kanë frikë se mos humbisnin. Mourinho futi Llorente dhe El Shaaraëy për Spinazzola dhe Pellegrini. Luhet pak ose aspak dhe, pavarësisht nga më shumë se 11 minutat e shtesës mbi kohën e dytë, pati vetëm një mundësi reale, një goditje me kokë në traversë nga Smalling, pak sekonda para fishkëllimës së fundit dhe gjuajtjes së penalltive. Ato i buzëqeshën spanjollëve me gabimet vendimtare të Mancini e Ibanez. Goditja vendimtare, si në finalen e Botërorit, ishte e Gonzalo Montiel. Kështu, në mënyrën më mizore, shkatërrohet ëndrra e romanistëve për të pushtuar dy kupa të njëpasnjëshme evropiane. Seria e triumfeve të José Mourinho në finale përfundon në pesë. Sevilja e Mendilibarit doli fitimtar nga beteja e pafund në Puskas Arena, duke trashëguar kurorën e Lopeteguit dhe duke konfirmuar ekipin e tij si mbretëreshë të kompeticionit. Sevilla triumfon për të dytën herë radhazi në dëm të një ekipi italian (viktima e fundit ishte Inter në 2020).

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI