Flash

E bujshme, Benzema largohet nga Real Madrid: për 100 milionë euro në vit do të sfidojë CR7 në Arabi

Lapsi.al 31 May 2023
E bujshme, Benzema largohet nga Real Madrid: për 100 milionë euro

Karim Benzema është gati të largohet nga Real Madrid dhe t'i thotë po Al-Ittihad. Për lajmin e bujshëm është i sigurt AS, që raporton burime të drejtpërdrejta nga klubi arab. Sipas të përditshmes spanjolle, Al-Ittidah i ka ofruar sulmuesit francez një kontratë dyvjeçare me vlerë mbi 100 milionë euro në sezon. Benzema nuk i ka informuar ende Blancos për vendimin, por e ka zgjedhur tashmë kampionatin arab. 35 vjeçari madje ka telefonuar menjëherë mikun e tij Cristiano Ronaldo (tani te Al-Nassr) për ti kërkuar informacion mbi kampionatin saudit dhe se si jetohet në Arabinë Saudite.

Al-Ittihad drejtohet nga Nuno Espirito Santo, ish-lojtar i Deportivo La Coruna dhe Osasuna dhe ish-trajner i Valencias. Portugezi sapo ka fituar Ligën Profesionale Saudite, duke u pozicionuar përpara Al-Nassr të CR7. Benzema, që shkon në skadencë kontrate në fund të qershorit (për rrjedhojë, një parametër zero), do të largohej nga Real Madrid pas 14 sezonesh. Francezi ka luajtur 647 ndeshje, duke shënuar 353 gola dhe duke dhënë 165 asiste.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI