Flash

Pioli i tërbuar “përjashton” Rebic e Origi, i do menjëherë të ikin nga Milan: ja çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 31 May 2023
Pioli i tërbuar “përjashton” Rebic e Origi, i do

Teknikut Stefano Pioli nuk i kanë pëlqyer disa qëndrime të Ante Rebic dhe Divock Origi dhe i ka kërkuar Milan t'i nxjerrë në shitje. Ai nuk i dëshiron më në ekip për sezonin e ardhshëm. Pikërisht disa qëndrime të dy lojtarëve e kanë bërë teknikun emilian të kërkojë përjashtimin e tyre.

Pavarësisht sezonit të komplikuar, Milan arriti objektivin Champions League falë fitores ndaj Juventus në Torino. Skuadra kuqezi përjetoi një sezon të luhatshëm, edhe falë dëmtimeve të Maignan dhe Ibrahimovic apo formës së dobët të Leao dhe Theo Hernandez. Limiti i Milan këtë vit ishte se nuk mundi të besonte dot në linjat e dyta. E duke lënë mënjanë de Ketelaere, për të cilin është një cështje më vete, dështuan të jepnin kontributin e tyre sulmuesit Rebic dhe Origi. Sezoni i tyre sigurisht që është kushtëzuar nga shumë dëmtime, por performanca e tyre e pamjaftueshme në fushë nuk është e justifikueshme. Të dy bashkë kanë shënuar 5 gola dhe kjo është e papranueshme për lojtarë që peshojnë 7.5 milionë euro neto në sezon në arkat e klubit.

Sipas Gazzetta dello Sport, Stefano Pioli i ka bërtitur të dyve për mungesën e përpjekjeve të tyre në stërvitje. Nëse me Origi janë provat video të ndeshjes me Juventus, me trajnerin kuqezi që thërriste vazhdimisht “zgjohu!”, me Rebic situata ka shkuar përtej fushës. Kroati u përjashtua nga lista e thirrjeve për ndeshjen e Torinos për shkak të një zgjedhjeje teknike. Pioli ka patur parasysh mungesën e angazhimit në stërvitje dhe “disa qëndrime të padëshiruara dhe të papërshtatshme në dhomat e zhveshjes”, shkruan Gazzetta. E ardhmja e tyre tashmë është e vulosur, Pioli nuk i do më në skuadër. Maldini dhe Massara kanë për detyrë të monetizojnë sa më shumë me shitjet e tyre.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI