Flash

FOTO/ Vendosi dygolëshi i Mauro Icardi, 'digjet' Stambolli: Galatasaray 23 herë kampion i Turqisë

Lapsi.al 30 May 2023
FOTO/ Vendosi dygolëshi i Mauro Icardi, 'digjet' Stambolli:
Mauro Icardi mbylli historinë. Galatasaray është kampion i Turqisë. Me një dygolësh të ish-kapitenit të Inter, verdhekuqtë siguruan titullin e 23-të kampion, pas 4 vitesh mungesë. Ndeshja vendimtare ndaj Ankaragucu përfundoi me rezultatin 4-1, ku la gjurmë edhe Milot Rashica. Pas dy golave të sulmuesit argjentinas, shënoi 23 vjecari Yilmaz dhe më pas ish-lojtari i Romës dhe i Portos, Sergio Oliveira. Galatasaray fitoi kështu titullin me dy ndeshje ende për tu luajtur, duke u ngjitur në 82 pikë. E kotë në këtë pikë fitorja e rivalëve të Fenerbahçe ndaj Antalyaspor. Icardi arriti në kuotën 21 gola në kampionat, duke siguruar vendin e dytë të renditjes së golashënuesve më të mirë, pas të paarritshmit Enner Valencia (29).

NJË TRIUMF I MERITUAR

Festojnë njohjet e vjetra të Serie A Mertens, Zaniolo (mungoi në ndeshjen e fundit), Torreira, Oliveira dhe Icardi. Maurito dëshmoi se është ende një sulmues fatal. Goli i parë erdhi nën portë pas një asisti të Rashicës, i dyti një goditje e përsosur me kokë në një kthesë që e solli Galatasaray në avantazh, pas barazimit provizor të Ankaragucu. Një triumf i lodhshëm, por i merituar për skuadrën e Buruk, që në maj ndërroi marshin. Fitorja e katërt radhazi, duke shënuar 9 gola dhe duke pësuar vetëm 1. Galatasaray u konfirmua mbrojtja më e mirë në kampionat dhe sulmi i dytë më i mirë. Pa llogaritur për fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Hataysporit, një skuadër e tërhequr nga kampionati dhe me të cilën verdhekuqtë duhet të përballen javën e fundit. Të dielën ndeshja ndaj Fenerbahçe për të mbyllur përfundimisht kampionatin. Galatasaray fiton kështu të drejtën të luajë në Champions vitin e ardhshëm. Festa shpërtheu menjëherë në rrugët e Stambollit, me tifozët që vërshuan nëpër rrugë me fanellat, flamuj, tymuese e fishekzjarre, të etur nga frustrimi i katër viteve pa sukses.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI