Flash

Finalet europiane me arbitra ekspertë: Marciniak për Manchester City-Inter

Lapsi.al 30 May 2023
Finalet europiane me arbitra ekspertë: Marciniak për Manchester

Szymon Marciniak do të jetë arbitri për Manchester City-Inter, finalja e Champions League 2022/23. Polaku gjithashtu arbitroi finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës më 18 dhjetor. Marciniak do të ndihmohet nga bashkatdhetarët e tij Paweł Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz. Arbitri i katërt do të jetë rumuni Istvan Kovacs. Në Var Tomasz Kwiatowski (Poloni), së bashku me bashkatdhetarin e tij Bartosz Frankoëski dhe gjermanin Marco Fritz. Ndërkohë, finalja e Europa League mes Sevilla dhe Romës do të drejtohet nga anglezi Anthony Taylor. Finalja e Conference League ndërmjet Fiorentinës dhe West Ham do të drejtohet nga spanjolli Carlos Del Cerro Grande.

ARBITRAT E FINALES SË CHAMPIONS LEAGUE

Arbitri: Szymon Marciniak (POL)

Asistentë: Paweł Sokolnicki e Tomasz Listkiewicz (POL)

Zyrtari i katërt: Istvan Kovacs (ROM)

Rezerva AR: Vasile Florin Marinescu (ROM)

VAR: Tomasz Kwiatowski (POL)

Asistenti VAR: Bartosz Frankowski (POL)

Suporti VAR: Marco Fritz (GER)

MARCINIAK, 5 PRECEDENTË EUROPIANË ME INTER

Marciniak e ka arbitruar Inter tashmë 5 herë në Europë me një bilanc total prej 2 humbjesh, 2 barazime dhe 1 fitore. Në Champions League ai arbitroi Inter-Liverpool 0-2 në 1/8 e sezonit të kaluar. Më pas këtë vit Barcelona-Inter 3-3 në grup dhe Porto-Inter 0-0 në 1/8. Në Europa League, nga ana tjetër, ai u takua me zikaltrit në vitin 2015 (Wolfsburg-Inter 3-1 në 1/8) dhe në 2020 (Inter-Shakhtar 5-0 në gjysmëfinale).

ARBITRAT PËR FINALEN E EUROPA LEAGUE

Arbitri: Anthony Taylor (ENG)

Asistentë: Gary Beswick e Adam Nunn (ENG)

Zyrtari i katërt: Michael Oliver (ENG)

Rezerva AR: Stuart Burt (ENG)

VAR: Stuart Atwell (ITA)

Asistenti VAR: Christopher Kavanagh (ENG)

Suporti VAR: Bastian Dankert (GER)

TAYLOR, 4 PRECEDENTË EUROPIANË ME ROMËN

Taylor e ka arbitruar Romën deri tani 4 herë në Evropë, me një bilanc total prej 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje. Në Champions League ai arbitroi Viktoria Plzen-Roma 2-1 në fazën e grupeve 2018/19. Në Ligën e Evropës ai u takua me verdhekuqtë në 2016/17 (Lyon-Roma 4-2 në raundin e 1/8), në 2020/21 (Ajax- Roma 1-1 në çerekfinale) dhe këtë vit (Roma-Feyenoord në çerekfinale, përfundoi 2-1 në 90' dhe më pas 4-1 në kohën shtesë).

ARBITRAT PËR FINALEN E CONFERENCE LEAGUE

Arbitro: Carlos Del Cerro Grande (ESP)

Asistentë: Pau Cebrián Devis e Guadalupe Porras Ayuso (ESP)

Zyrtari i katërt: Jesús Gil Manzano (ESP)

Rezerva AR: Diego Barbero Siviglia (ESP)

VAR: Juan Martínez Munuera (ESP)

Asistenti VAR: Alejandro José Hernández Hernández (ESP)

Suporti VAR: Tiago Bruno Lopes Martins (POR)

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI