Flash

Luis Enrique i bën dalje Napolit për Premier, De Laurentiis: "Mund t'i them që këtu hahet më mirë se në Angli"

Lapsi.al 30 May 2023
Luis Enrique i bën dalje Napolit për Premier, De Laurentiis:

"Luis Enrique është një trajner i madh, por ai dëshiron të shkojë në Premier League. Ne konkurrojmë me kampionate që janë më tërheqës se yni. Mund t'i them atij se në Angli nuk hahet aq mirë sa në Napoli dhe kur hap dritaren në mëngjes sheh mjegullën dhe jo Gjirin. Por më shumë se kaq...”. Pasi shpalli publikisht lamtumirën e Luciano Spalletti, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i përgjigjet kështu zërave për interesimin për ish-trajnerin e Spanjës. “Jemi duke vlerësuar trajnerët për 4-3-3. Kam vlerësuar dhjetëra profile, do të zgjedh më të mirin për të vazhduar ciklin”, tha ai për TG Rai.

Luis Enrique është profili i preferuar i De Laurentiis për të zëvendësuar teknikun Spalletti. Pas titullit kampion, Luciano vendosi të marrë një vit pushimi, por rruga e Napolit për trajnerin e preferuar është e gjitha përpjetë. Siç la të kuptohet edhe vetë presidenti i të kaltërve. “Ai dëshiron Premier League”. Pak vend për negociata, pavarësisht se De Laurentiis po bën sforcon e mundshme. Numri 1 i të kaltërve nga një kontratë dyvjeçare me pesë milionë neto është i gatshëm të shkojë deri në 10 bruto, duke përfituar nga Dekreti i Rritjes.

Emrat e tjerë në garë janë ata të trajnerit të Fiorentinës, Vincenzo Italiano, i vlerësuar publikisht nga De Laurentiis. Pastaj janë edhe Thiago Motta, arkitekti i sezonit të madh të Bolonjës dhe Sergio Conceiçao, i cili mund të çlirohet një vit më herët nga Porto.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI