Flash

Video/ Çfarë grushti i fuqishëm, Berghuis nxjerr KO tifozin pas humbjes së Ajax: "Na thonë gjithçka"

Lapsi.al 29 May 2023
Video/ Çfarë grushti i fuqishëm, Berghuis nxjerr KO tifozin pas
Sezoni i Ajax ka qenë ndër më negativët në vitet e fundit dhe shpirtrat janë padyshim të tensionuar. Madje shumë, duke pasur parasysh se si reagoi Steven Berghuis ndaj fyerjeve që mori nga një tifoz. Ngjarja ndodhi pas humbjes në fushën e Twente, që i kushtoi Shigjetarëve kualifikimin në Champions League. Teksa ishte gati të hipte në autobusin e skuadrës, mesfushori holandez ka reaguar befas ndaj një tifozi. Një grusht i fuqishëm që e hodhi djaloshin përtokë. Natyrisht tifozi duhet të ketë thënë disa fjalë të padëshiruara nga prapa barrierave. "Pendohem për veprimin tim, nuk duhej ta kisha bërë. Pas çdo transferte ne marrim një ortek fyerjesh, ndërsa ndoshta u japim autografe tifozëve që e kërkojnë. Unë jam mësuar tashmë me të, por njerëzit mendojnë se munden të bërtasin çdo gjë. Reagimi im nuk ishte i mirë, duhet të jem shembull si lojtar i Ajax”, kërkoi falje më vonë lojtari. Për momentin ndaj Berghuis nuk është marrë asnjë masë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI