Flash

"Një tjetër nuk do kishte 69 pikë, por 50". Allegri bën llogaritë: "Një sezon kështu nuk ia uroj askujt"

Lapsi.al 29 May 2023
"Një tjetër nuk do kishte 69 pikë, por 50". Allegri

Humbja kundër Milan mbyll ëndrrën e Juventus për Ligën e Kampionëve, por Massimiliano Allegri nuk dëshiron të dëgjojë për falimentim. “Pas ndeshjes i falënderova djemtë, sepse sidoqoftë bënë një sezon të rëndësishëm, të jashtëzakonshëm. Duhet të përpiqemi ta mbyllim me nder në Udine, sepse një sezon të tillë nuk ia uroj askujt. Pikërisht për shkak të vështirësive, shto pikë, hiq pikë, brenda dhe jashtë fushës - shpjegoi trajneri në fund të ndeshjes -. Nuk ka asgjë për të folur, sepse ndeshja u bë për atë që ne mund të bënim. Ishte një sezon anormal. Unë mendoj se kjo është në sytë e të gjithëve. Pastaj nëse sheh renditjen e thoni që Juventus ka pasur një sezon të keq, ne duhet ta pranojmë por nuk e pranojmë. Sepse sidoqoftë Juventus shënoi 69 pikë me të gjitha vështirësitë e të mos flasim për atë që ndodhi në fushë”.

Edhe kundër Milan ekipit i mungoi energjia për një ndeshje kaq të rëndësishme. “Ne kemi mbetur pa energji. Sezoni ka përfunduar në Sevilje. Për fat të keq nuk është mirë të thuhet, por kështu është, për sa i përket energjisë mendore, që është ajo që ka rëndësi". "Giroud shënoi një gol të jashtëzakonshëm, por ishte një gol që mund ta shmangnim - vazhdoi Allegri -. Të flasësh kaq shumë për ndeshjen dhe vitin nuk ka kuptim, sepse sidoqoftë ishte një vit vërtet anormal. Në të gjitha këto unë i falënderova djemtë për gjithçka që bënë sepse nuk ishte e lehtë. Një grup tjetër djemsh nuk do të kishte 69 pikë, por 50, kështu që duhet të jemi krenarë dhe t'i falënderojmë për atë që kanë bërë".

Një bilanc sezonal Allegri e bën, pa pritur majde vendimet e proceseve gjyqësore. "Mendoj se kemi bërë një punë të mirë. Këtë vit luajtën 5 lojtarë të rinj. Në aspektin financiar është një gjë e mirë për klubin. Kur u ktheva, e dija se do të ishte e vështirë të fitoja. Përndryshe do të kisha shkuar diku tjetër. Ka ekipe që kanë 6 vite pa u futur në katërshe. Ne duhet të qëndrojmë në fushë në katër të parët, pastaj fjalët e tjera nuk kanë rëndësi. Jemi penalizuar për disa gjëra. Futbolli këtë vit na ka hequr shumë dhe do të dalim të përforcuar. E nën sytë e të gjithëve këtë vit disa skuadra do të mbërrijnë në Champions League falë penalizimit tonë”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI