Flash

Video/ Osimhen nuk mjafton për Napolin: Bologna i merr pikë, Lecce 'pirate' në Monza

Lapsi.al 28 May 2023
Video/ Osimhen nuk mjafton për Napolin: Bologna i merr pikë, Lecce

Bologna ndalon kampionët e rinj të Italisë, Napolin, në një barazim 2-2. Dygolëshit të Osimhen iu përgjigjën Ferguson e De Silvestri. Suksesin e vetëm të paradites së sotme në Serie A e shënoi Lecce, që bëri goditjen në Monza. Rrëzohet 0-1 skuadra e Palladino në minutën e 101', në penalltinë e Colombo. Barazim 1-1 ndërkohë mes Veronës e Empolit të Ismajlit, për 90 minuta në fushë.

BOLOGNA 2-2 EMPOLI

Në ditën e parafundit të Serisë A, Bologna rrëmbeu një barazim me rikuperim ndaj Napolit dhe qëndron në garën për vendin e tetë së bashku me Torinon, Fiorentinën dhe Monzën. Në Dall'Ara përfundoi 2-2 në fund të një loje me dy fytyra. Osimhen përfitoi nga një gabim në vendosje e Skorupski për të zhbllokuar ndeshjen. Nigeriani më pas dyfishoi rezultatin me një goditje të bukur diagonale. Dygolësh që megjithatë nuk i mjaftoi kampionëve të Italisë për të fituar tre pikët. Në të vërtetë, në gjysmën e pjesës së dytë, kuqeblutë reaguan, duke rritur ritmin dhe duke barazuar rezultatin falë golave të Ferguson dhe De Silvestri. Me këtë rezultat Napoli mund të arrijë maksimumi në 90 pikë, duke i lënë rekordin absolut të të kaltërve (91 pikë) skuadrës 2017/18 të drejtuar nga Maurizio Sarri.

MONZA 0-1 LECCE

Nga stadiumi U-Power vjen një rezultat surprizë, që bëri tifozerinë mike të shpërthente. Në fakt, Lecce mposhti Monzën 1-0, falë penalltisë së Colombo në minutën e 101', dhe siguron qëndrimin në Serie A. Me +5 ndaj Spezia dhe Verona në fund të javës së 37, shpëtimi është aritmetik. Protagonisti negativ Gytkjær, i cili humbi avantazhin nga pika e bardhë më herët dhe shkaktoi penalltinë e humbjes në fund. Tani Palladino është i dhjeti pas Fiorentinës dhe Torinos.

VERONA 1-1 EMPOLI

Barazim shumë i hidhur për Veronën, e cila në ndeshjen e drekës së javës së 37 të Serie A e la Empolin të rikuperonte në shtesë. Hellas kështu humbi parakalimin ndaj Spezia, duke mbetur në vendin e tretë nga fundi në kuotën e 31 pikëve, në barazi me ligurët, për momentin të shpëtuar. Ndeshje e hapur me Ngonge të ekzaltuar por jo preciz. Hellas zhbllokoi në pjesën e dytë me Gaich, i cili shënoi golin iluzionues.  Stojanovic barazoi në minutën e 96', duke nënshkruar 1-1 përfundimtar.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI