Flash

Video/ Nga Këpuca e Artë te propozimi për martesë: mbrëmja magjike e Myrto Uzuni mbyllet me "Po"

Lapsi.al 28 May 2023
Video/ Nga Këpuca e Artë te propozimi për martesë:
“Uarda do të martohesh me mua”? Pyetja që Myrto Uzuni kishte menduar ta bënte pas ndeshjes që e ngjitit Granada në La Liga, u shfaq në ekranin e stadiumit, duke i dhënë ngjyrime të tjera emocionale mbrëmjes. Sigurisht sulmuesi beratas i kombëtares e kishte menduar në detaje e pasi shënoi golin që e ngjiti në kuotën 23, golashënuesi më i mirë i Segunda, bëri propozimin e tij për martesë. [video width="576" height="324" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/video-1.mp4"][/video] 27 maji i vitit 2023 do të mbetet e paharruar për Myrto Uzunin. Në fusha, Granada e udhëhequr prej tij u shpall kampion dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga, krah të mëdhenjve të futbollit spanjoll. Beratasi shënoi 23 gola në kampionat, duke fituar titullin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i Segunda. E në fund, propozimi për martesë për të dashurën e tij Uarda Hyseni, në mes të fushës, që këtë sezon i dhuroi aq shumë kënaqësi. Për ndeshjet e Kombëtares me Moldavinë dhe Ishujt Faroe Uzuni vjen tashmë si një lojtar i La Liga. Beratasi ishte golashënuesi më i mirë në Liga 2, duke e mbyllur kampionatin me 23 gola dhe 5 asist. Një diferencë +4 gola nga De Haro i Miranda, që u renditi i dyti me 19 gola dhe 7 asist. Mbetet i pathyer për fare pak (2 gola), rekordi i golave të shënuar në një sezon të vetëm nga një sulmues i Granada.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI