Flash

Cassano i sigurtë, Inter nuk ia del dot kundër City: “Nuk bëhet fjalë, nëse luan si në Kupën e Italisë”

Lapsi.al 27 May 2023
Cassano i sigurtë, Inter nuk ia del dot kundër City: “Nuk

Tifozët e Inter po numërojnë mbrapsht deri në ditën e madhe të finales së Champions League. Një objektiv i pritur që nga ai i Madridit kur Milito i dhuroi Kupën në fund të një sezoni që mbeti në historinë zikaltër për tripletën e arritur. Por Antonio Cassano nuk duket se beson në përsëritjen e suksesit nga zikaltrit kundër "luftanijes" Manchester City.

Opinionisti i BoboTv, Antonio Cassano, pasi ndoqi finalen e fituar nga Inter ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë, dha alarmin para finales së Stambollit. Përballë do të jetë "luftanija" e Pep Guardiolës, i cili këtë vit duket i pathyeshëm. Tekniku spanjoll është i gatshëm për të ngritur Champions League pas vitesh zhgënjimesh. E në këtë pikë, është kategorik Cassano: “Fiorentina e kishte kontrollin e lojës deri në rastin e Dzeko. Më pas Inter gjeti golat me Lautaron dhe u mbështet te kundërsulmi. Jovic humbi dy gola të pabesueshëm, por a mund të mjaftojë ai Inter i parë kundër Fiorentinës?

Cassano e sheh Inter pothuajse të shtypur, veçanërisht nëse luan si në finalen e Kupës së Italisë: “Nuk mendoj se mjafton për të shqetësuar City. Sot them se anglezët janë më të fortë. Inter ka cilësi, është shumë i fortë, por u favorizua edhe nga shorti. Sipas mendimit tim, Inzaghi do ta luajë me Dzeko, e ka bërë gjithmonë dhe nuk mendoj se do të ndryshojë rrugës”. Tifozët zikaltër shpresojnë që parashikimi i FantAntonios të mos realizohet e që skuadra t'i dhurojë një natë tjetër për t'u kujtuar, pas triumfit në Kupën e Italisë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI