Flash

Disiplina "shpërbën" Tiranën: pezullohen gjashtë lojtarë, Bekaj për një vit. FSHF nis hetimin me rrezik përjashtimi

Lapsi.al 26 May 2023
Disiplina "shpërbën" Tiranën: pezullohen gjashtë

Komisioni i Disiplinës e Etikës pranë FSHF ka rënë si hanxhar mbi Tiranën, pas ngjarjeve të një dite më parë në Rrogozhinë, në Tirana-Bylis. Për dhunën e ushtruar ndaj lojtarët bardheblu ndaj arbitrave të ndeshjes, të kryesuar nga Kridens Meta, e kanë pësuar 6 lojtarë të skualifikuar. Albano Aleksi, Aldi Gjumsi, Bruno Lulaj, Florent Hasani, Visar Bekaj e Besir Iseni janë dënuar, më rëndë dy të fundit: portieri për 1 vit dhe mbrojtësi 2. Nuk ka mbaruar sepse ndërsa Tirana duhet të fillojë të luajë ndeshjet pa tifozë, për një periudhë 90 ditore, ka nisur një hetim për incidentet që e komplikon shumë situatën e klubit më të titulluar të vendit.

Bylis barazoi 2-2 përballë bardhebluve, që luanin në Rrogozhinë si vendas dhe më pas shpërtheu tërbimi i tifozëve mbi Kridens Metën, sipas tyre fajtor për një 11 metërsh të paqenë. Të gjithë u vërsulën kundër arbitrit e tifozët pushtuan fushën. Penalltia shkaktoi barazimin, barazimi arritjen nga Partizani e praktikisht humbjen e titullit. Vetëm se tani klubi bardheblu rrezikon të humbasë shumë më tepër se aq. Duke parë precedentët e Kamzës e Tërbunit, që është akoma më i freskët, Tirana rrezikon një dënim të rëndë.

Sipas Kodit të Disiplinës Sportive, neni 64, i cili përfshin ngjarjen që ndodhi në Rrogozhinë, bardheblutë rrezikojnë nga gjobë te pezullimi i fushës, humbje në tavolinë e deri te rënia nga kategoria. Pika 2 e këtij neni frikëson më shumë Tiranën: “Në rastet e shkeljeve të rënda mund të ndërmerren dënime të tjera, si zhvillim i ndeshjes pa spektatorë, zhvillimi i ndeshjes në fushë asnjanëse, ndalimi i zhvillimit të ndeshjes në stadiumin përkatës, anulimi i rezultatit të ndeshjes, përjashtimi nga një garë ose kampionat, dhe/ose humbje e ndeshjes në tavolinë”. Mbi bardheblutë rëndon edhe dështimi në përmbushjen e përgjegjësive dhe pika 3/b flet se “në rastin e hyrjes brenda pjesës së rrethuar të fushës së lojës të ndonjë personi, duke shkaktuar akte të dhunës ndaj lojtarëve në fushë, dhe/ose zyrtarëve të ndeshjes, dhe/ose ndërprerje të lojës, ekipi përgjegjës për sigurinë në stadium do të penalizohet me zhvillimin e të paktën 4 ndeshjeve pa spektatorë”.

[video width="920" height="512" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/1.mp4"][/video]

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 26.05.2023

Çeljen e hetimit disiplinor për aktet e ndodhura në ndeshjen e javës së 35-të të “Abissnet Superiore” midis KF Tirana dhe KF Bylis.

Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar.

Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, e pësoi për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës. Në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Bruno Lulaj, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Besir Iseni, e pësoi për pështyrjen ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Lojtari i KF Tirana, Florent Hasani, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Arzen Vocaj, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Kostandinos Jani, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

Zyrtari i KF Tirana, Marvi Kastrati, e pësoi për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

KF Vllaznia, e pësoi për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI