LEKSIONI I MARRË NGA SWOLL
Në një video, që arriti më shumë se 15 milionë njerëz, CEO i Gym Positivity e asfaltoi Mudryk: “Ose e ndihmon ose sheh punët e tua, por e heq atë telefon të mallkuar! Ti sheh këtë tipin në palestër duke punuar shumë, duke u përpjekur të përmirësohet. Ai gjendet në një situatë të vështirë ku është disi i ekspozuar dhe ti thua 'Hej, më lër të bëj një video për ta postuar.' Por çfarë dreqin ke? E ti je gjithashtu një futbollist profesionist, luan për Chelsea në Premier League. Kështu dëshiron ta përfaqësosh veten dhe ekipin tënd?". Më pas trajneri dha një shembull praktik: “Një ditë isha në palestër dhe pashë një grua në të njëjtën situatë. Edhe ajo ishte pak e ekspozuar, kështu që shkova tek ajo e në mënyrë diskrete i thashë. Ajo ngriti pantallonat dhe më falënderoi. Nuk po them që duhet ta bësh, por të paktën shih punët e tua ose thuaji trajnerit ta ndihmojë. Por ajo që nuk duhet të bësh është të regjistrosh një video për ta postuar në internet që ta shohin miliona njerëz dhe ti të tallesh me këtë njeri. Duhet të bësh më mirë, shih punët e tua".Either help him or mind your own business but put your damn phone away! pic.twitter.com/cyOAgNyxIi
— Joey Swoll (@TheJoeySwoll) May 24, 2023