Flash

Video/ Penallti e polemika në Rrogozhinë, barazim me Bylis e Tirana humb kreun: Meta del me eskortë, Partizani i pari

Lapsi.al 25 May 2023
Video/ Penallti e polemika në Rrogozhinë, barazim me Bylis e Tirana

Ndodh e pabesueshmja në javën e parafundit të kampionatit. Tirana barazon me Bylis 2-2 dhe arrihet në renditje nga Partizanit, që merr vendin e parë falë ndeshjeve direkte. Të kuqtë fituan me përmbysje ndaj Kastriotit që zbret nga Kategoria. Në ndeshjet e tjera, gjithcka e hapur për zonën europiane dhe atë të mbijetesës.

BYLIS 2-2 TIRANA

Tirana e sheh renditjen nga vendi i dytë një javë nga fundi. Tirana ka hedhur një hap të gabuar në “Arena Egnatia”, duke barazuar me rezultatin 2-2 kundër Bylisit. Tirana rrezikon të ketë humbur titullin në javën e parafundit falë një penalltie të kontestuar, të parë për 6 minuta në VAR e që i lejoi Bylis të barazojë 2-2 e Partizanit t’i barazojë me pikë në krye të renditjes, por duke i kaluar falë bilancit më të mirë të ndeshjeve direkte. Nervozizëm dhe polemika për gjithcka ndodhi në minutën e 74 të takimit, për një kontrast mes Behiratche e Kaçorrit me vendimin e Kridens Metës dhe rishikimeve të gjata të imazheve që mund të kenë përcaktuar kampionin e ri të vendit. Dy golat e Hilës, nuk i kanë mjaftuar skuadrës së Shehit për të marrë pikët e plota. Ndërkohë që Danladi dhe Adili barazuan rezultatin 2 herë për ballshiotët. Për titullin, Partizani duhet të fitojë një ndeshje të komplikuar me Teutën, ndërsa bardheblutë duhet të shpresojnë që durrsakët të bëjnë atë që bëri Bylis sot.

[video width="920" height="512" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/hila-0.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/bylis.mp4"][/video]

[video width="920" height="512" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/bylis-1.mp4"][/video]

[video width="920" height="512" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/hila.mp4"][/video]

KASTRIOTI 1-4 PARTIZANI

Fitore me përmbysje e Partizanit, që rimerr kreun e renditjes një javë nga fundi, me shanse të mëdha për tu shpallur kampion. Kastrioti është mposhtur me rezultatin 1-4 në sfidën e vlefshme për javën e 35 të Superiores. Sfida u zhbllokua nga Greca në minutën e 9′. Pastaj Rrapaj në të 39’ barazoi rezultatin e në fund të pjesës së parë Da Silva përmbysi shifrat. Në pjesën e dytë Partizani shënoi edhe dy gola të tjerë me Da Silva dhe Murataj. Goli i realizuar nga Sota u anulua nga VAR dhe mbyllet me një poker që zbret Kastriotin në Kategorinë e Parë. Partizani ndodhet në vendin e parë me pikë të barabarta me Tiranën, por me bilancin më të mirë në ndeshjet direkte.

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/greca.mp4"][/video]

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/rrapaj.mp4"][/video]

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/da-silva.mp4"][/video]

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/murataj.mp4"][/video]

[video width="800" height="452" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/da-silva-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI