Flash

FOTO & VIDEO/ Benzema tregon plagët e betejës me Rayo: prerje e frikshme në këmbë

Lapsi.al 25 May 2023
FOTO & VIDEO/ Benzema tregon plagët e betejës me Rayo: prerje e
Real Madrid mposhti Rayo Vallecano 2-1 në shtëpi të mërkurën mbrëma në një ndeshje për javën e 36 dhe të parafundit të La Liga. Një fitore që i bëri Merengues të kapërcejnë rivalët e Atlètico në vendin e dytë në tabelë. Për skuadrën e Carlo Ancelottit shënoi i zakonshmi Karim Benzema. E pas 1-1 të De Tomas, Rodrygo në minutën e 89' mbylli historinë. Pikërisht sulmuesi francez, që zhbllokoi rezultatin, luajti një ndeshje stoike. I goditur keq në fillim të lojës, Benzema shtrëngoi dhëmbët dhe qëndroi në fushë deri në bilbilin e fundit. Kjo pavarësisht se këmba e tij ishte në gjendje të tmerrshme, siç duket edhe nga fotot e publikuara nga menaxheri i tij. Ishte minuta e 10' e ndeshjes mes Real dhe Rayo, kur Benzema mori një goditje të fortë në këmbën e djathtë. Megjithatë, sulmuesi, edhe pse dukshëm çalë, shtrëngoi dhëmbët dhe qëndroi në fushë për pjesën e mbetur të ndeshjes. Madje gjeti rrugën e rrjetës pak pas gjysmë ore lojë. Ndoshta goditja e marrë nuk ishte aq e rëndë, menduan shumë. Një mendim i mohuar më pas nga fotot dhe video e publikuar në rrjetet sociale nga Karim Djaziri, menaxheri i francezit. Imazhe jo për ata me stomak të dobët… Menaxheri i Benzema tregoi këmbën e goditur të të asistuarit të tij, me një plagë të dukshme dhe të thellë në lartësinë e gishtit të mesëm. Një prerje që kërkoi aplikimin e 5 qepjeve. Imazhe të forta që tregojnë qartë sesi sulmuesi francez arriti të jetonte me dhimbjen duke qëndruar stoik në fushë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI