Flash

"Gruaja më gjeti me kokën hapur dhe një sy jashtë, jam gjallë mrekullisht": rrëfehet Zaccheroni

Lapsi.al 27 May 2023
"Gruaja më gjeti me kokën hapur dhe një sy jashtë, jam

"Gruaja ime Fulvia më gjeti të rrëzuar në tokë, në fund të shkallëve. Ajo thotë se isha në një liqen gjaku, me kokën hapur dhe një sy jashtë. Jam gjallë për një mrekulli, por nga muaji i terapisë intensive nuk mbaj mend asgjë”. Alberto Zaccheroni tregon për herë të parë, në një intervistë me Corriere della Sera, për traumën kraniale të pësuar në aksidentin në shtëpi më 10 shkurtin e kaluar. "Rrezikova jetën, të mos i biem anash. Përplasja ishte e tmerrshme, lehtësimi i madh është se nuk pësova dëmtime në tru".

Nga ajo pasdite Zaccheroni di vetëm atë që i ka treguar gruaja e tij që ishte me të në shtëpinë në Cesenatico. "Ajo ishte në katin përdhes, unë siç duket po zbrisja shkallët dhe rrëshqita. U rrëzova tetë deri në dhjetë shkallë. Ajo vrapoi sepse dëgjoi britmat e mia. Kisha përplasur kokën, mund ta imagjinoni frikën e saj", vazhdoi Zaccheroni. “U desh një operacion për të reduktuar gjakderdhjen. Unë kam një shenjë të madhe në kokë që të ma kujtojë. Më kishin intubuar, kisha një sondë të vendosur... Më duhet të falënderoj mjekët dhe të gjithë stafin e dy instituteve që më trajtuan. Ishin të jashtëzakonshëm”.

Më 1 prill, Zaccheroni mbushi 70 vjeç: "Jam i vetëdijshëm që rrezikova të mos shkoja gjallë. Atë ditë nuk mendoja për të 70-at, isha fokusuar te rikuperimi. Dua të marr jetën time përsëri në duart e mia, duhet të arrij të kthehem në zotërimin e përditshmërisë Nëse dikur ecja ishte një hobi, tani është një domosdoshmëri".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI