Flash

Video/ Barella e LuLa rrëzojnë Atalantën: Inter në Champions matematikisht

Lapsi.al 27 May 2023
Video/ Barella e LuLa rrëzojnë Atalantën: Inter në Champions

Mision i realizuar për Inter. Në javën e parafundit të Serie A, skuadra e Inzaghi mundi 3-2 Atalantën. Në mënyrë aritmetike zikaltrin siguruan kalimin për në Ligën e Kampionëve të radhës. Në Meazza, starti i Inter ishte shkatërrues. Lukaku zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 39”, më pas Barella dyfishoi rezultatin në minutën e 3'. Një goditje e dyfishtë që vulosi ndeshjen dhe rezultatin. Pas golit në rrëmujë të Pasalic (36') që shkurtoi distancën, në pjesën e dytë Lautaro (77') firmosi trisin pas një aksioni të Big Rom. Në fund autogol i Onana (92')pas një silure të Muriel nuk i shpëton bergamaskët nga dalja jashtë Champions.

Interi fiton hyrjen në Champions sezonin e ardhshëm duke mposhtur Atalantën me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë (3-2). Vendi i dytë në renditje dhe ndeshja e të shtunës në Torino kundër granatave do të jetë një formalitet. Inzaghi që në fillim të kësaj jave mund të nisë përgatitjet për finalen e Champions League më 10 qershor. Një avantazh i bukur ndaj Guardiolës që ka përpara finalen e FA Cup kundër Manchester United të shtunën. Suksesi ndaj bergamaskëve është i qartë dhe konfirmon se D'Ambrosio dhe shokët e tij po kalojnë një moment të shkëlqyer. Lodhja e fitores në Kupën e Italisë nuk u ndje sepse Lukaku ishte një ciklon. Big Rom duket se ishte në një nga ditët e arta mes golave, spondave dhe pasimeve filtruese. Nëse dyshja sulmuese kundër City dukej tashmë e vendosur, duke pasur parasysh zgjedhjet e tre muajve të fundit në Champions League (Dzeko-Lautaro gjithmonë titullarë), tani belgu po krijon dilema me paraqitjet e tij. Në 6 paraqitjet e fundit në kampionat Romelu ka 7 gola.

Serie A Italy

Salernitana 3-2 Udinese

Spezia 0-4 Torino

Fiorentina 2-1 Roma

Inter 3-1 Atalanta

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI