Flash

"8 vjet i shkatërrove, tani kujdesu vetë": Dhurata e çuditshme e kopshtarëve të Anfield Road për Milner

Lapsi.al 27 May 2023
"8 vjet i shkatërrove, tani kujdesu vetë": Dhurata e
Milner do t'i thotë lamtumirë Liverpool në fund të këtij sezoni dhe punoenjësit që kujdesen për fushën e Anfield Road kanë dashur t'i bënin atij një dhuratë sa të veçantë aq edhe të çuditshme. Pas 8 vitesh të kaluar në brigjet e lumit Mersey, në krahun e Reds, Milner përshëndet Liverpool si një flamur i klubit. Mesfushori, anësori apo mbrojtësi i krahut anglez e mbyll karrierën me 323 ndeshje dhe 26 gola. Përveç tij, Anfield do të përshëndesin edhe flamuj të tjerë të klubit si Roberto Firmino dhe Oxlade-Chamberlein. Për ish-lojtarin anglez të City, tashmë parashikohet një transferim te Brighton, që do t'i mundësonte të vazhdonte karrierën e tij të pabesueshme në Premier League. Milner ka veshur më parë, përveç asaj të Liverpool, edhe fanellat e Manchester City, Leeds, Aston Villa dhe Newcastle. DHURATA E KOPSHTARËVE Në lamtumirën e tij, klubi dhe stafi që e kanë njohur ndër vite i kanë bërë dhurata dhe urime. Por dhurata më e mirë, edhe pse më e çuditshmja e më befasuesja, ka ardhur nga kopshtarët e terrenit të Anfield. Këto i dhanë Milner një nga dy pikat e penalltisë në stadium. Dhurata u shoqërua me një mesazh shpjegues: “James, pas 8 vitesh shkatërrimi të disketave tona është koha që ti të kujdesesh vetë për to! Fat të mbarë në të ardhmen”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI