Flash

Video/ E bujshme në Bundesliga: harakiri i Dortmund, Bayern kampion i Gjermanisë në minutën e 89'

Lapsi.al 27 May 2023
Video/ E bujshme në Bundesliga: harakiri i Dortmund, Bayern kampion i

Epilog i pabesueshëm në Bundesligë: Bayern Munich është kampion i Gjermanisë për të njëmbëdhjetin vit radhazi. Bavarezët fituan 2-1 në Këln falë golave të Coman (8') dhe Musiala 89' (barazoi përkohësisht Ljubicic me penallti në minutën e 81') dhe përfituan nga harakiri i bujshëm i Dortmund. Borussia barazoi 2-2 në shtëpi me Mainz dhe përfundoi i dyti me diferencë golash. Union Berlin e mbyll i katërti dhe në Ligën e Kampionëve, Shalke ra nga kategoria.

KOLN-BAYERN MUNICH 1-2

Finale e pabesueshme në Bundesligë. Goli i Musiala në minutën e 89' i dha titullin kampion Bayern Munich. Bavarezët mundën 2-1 Koln dhe fituan Meisterschale-n e tyre të njëmbëdhjetë radhazi me diferencë golash (+54 kundër +39 të Dortmund). Ndeshja nisi menjëherë mirë për skuadrën e Tuchel, që kaluan në avantazh në minutën e 8' falë Coman, me asist të Sané. Para pushimit ish-lojtari i City mund të dyfishonte, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, Koln sulmoi në kërkim të barazimit dhe e gjeti në minutën e 81', duke i dhënë shpresë Dortmund. Penalltia e Ljubicic e bëri rezultatin 1-1. Pikërisht kur titulli duket se u bë verdhë e zi, Musiala në minutën e 89' përfitoi nga asisti i Gnabry dhe shënoi 2-1 që vlen titullin. Ky është titulli numër 33, i njëmbëdhjeti radhazi. Tuchel shpëton sezonin duke fituar të paktën Bundesligën, pas dështimeve në Champions League dhe Kupën e Gjermanisë.

BORUSSIA DORTMUND-MAINZ 2-2

Dortmund

Borussia Dortmund zgjedh mënyrën më të pabesueshme për të humbur Bundesligën. Në Signal Iduna Park, në fakt përfundoi 2-2 me Mainz që nuk kishte asnjë objektiv. Një rezultat i cili i kombinuar me 2-1 e Bayern ndaj Koln, vlen një harakiri të bujshme, duke qenë se verdhezinjtë arritën në ndeshje me 2 pikë avantazh. Në vend të kësaj, në minutën e 15' Hanche-Olsen zhbllokoi sfidën për miqtë dhe katër minuta më vonë Haller humbi barazimin e mundshëm nga pika e bardhë. Në minutën e 24', për më tepër, Onisiwo dyfishoi epërsinë, kështu që tashmë pas pjesës së parë ishte 0-2. Si të mos mjaftonte kjo, në minutën e 40' Adeyemi doli jashtë dhe hyri Marco Reus. Në fillim të pjesës së dytë Terzic futi Moukoko për Wolf në përpjekje për të rikuperuar disavantazhin e dyfishtë. Një lëvizje që rezultoi vetëm pjesërisht e suksesshme, duke qenë se në minutën e 69' Guerreiro ngushtoi rezultatin në 1-2, ndërsa Süle barazoi në shtesë. Dortmund humbi mundësinë për të fituar titullin e nëntë dhe përlotet hidhur, i dëshpëruar për shansin e bujshëm të humbur.

GARA CHAMPIONS

Goli i Khedira në minutën e 81' është më i rëndësishmi në historinë e Union Berlin. Në fakt ai vlen 1-0 ndaj Werder Bremen dhe sigurinë e vendit të katërt që të çon në Champions League. Kryeqytetasit fituan duelin kokë më kokë kundër Freiburg, që humbi 2-1 në Eintracht Frankfurt, duke shpërdoruar epërsinë e Grifos para pushimit. Në harkun e 8 minutave, në fakt, Kolo Muani (83') dhe Dina Ebimbe (91') përlotën Freiburg, që duhet të kënaqet me Ligën e Evropës.

MBIJETESA

Skuadra e dytë që zbret drejtpërdrejt së bashku me Hertha Berlin është Schalke, që u rrëzua 4-2 në fushën e Leipzig dhe mbeti e parafundit. Laimer dhe Nkunku çuan menjëherë në avantazh ekipin vendas në 2-0 brenda 19 minutave. Më pas autogoli i Kaminski dhe Orban i dha shpresë klubit të Gelsenkirchen. Për të mbyllur ndeshjen menduan Poulsen dhe sërish Nkunku. Në play-off, do të shkojë Stuttgart, që barazoi 1-1 me Hoffenheim, duke iu përgjigjur në minutën e 80' me Tomas avantazhit të miqve me Bebou (75'). Shpëton ndërkohë Bochum, që bëri arritjen duke mposhtur 3-0 Leverkusen duke siguruar qëndrimin në Bundesligë falë 7 pikëve në 3 ndeshjet e fundit. Augsburg gjithashtu arriti objektivin pavarësisht humbjes 2-0 nga Borussia Mönchengladbach.

Bundesliga Germany

Bochum 3-0 Bayer Leverkusen

Borussia Dortmund 2-2 Mainz

Borussia Monchengladbach 2-0 Augsburg

Eintracht Frankfurt 2-1 Freiburg

FC Cologne 1-2 Bayern Munich

RB Leipzig 4-2 Schalke 04

Union Berlin 1-0 Werder Bremen

VfB Stuttgart 1-1 Hoffenheim

Wolfsburg 1-2 Hertha Berlin

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI