TRE TIFOZË I PRISNIN NË AEROPORT
Një fitore që sidoqoftë nuk pati pjesëmarrjen e tifozëve parisien. Është në fakt një skenë e trishtuar ajo që shihet në kthimin e ekipit në Paris. Në aeroport skuadrën kampione e prisnin vetëm 3 tifozë. Edhe ata morën disa firma nga lojtarët dhe më pas shkuan në shtëpi. Një skenë surreale, duke marrë parasysh atë që jemi mësuar të shohim kur një ekip fiton kampionatin.Është e vërtetë që marrëdhëniet mes skuadrës dhe tifozëve janë të tensionuara prej disa muajsh. Pas kontestimeve, shumë lojtarë kanë thyer raportet me tifozerinë, i pari Messi që do të largohet në qershor. Tashmë mbetet të pritet ndeshja e fundit në Parc des Princes, ku do të mbahet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe xhiroja në fushë e lojtarëve. Frika e shoqërisë kryeqytetase është se do të ketë protesta edhe në atë rast feste.? Un retour en catimini... Après son onzième titre historique, le PSG a été accueilli à l'aéroport par... seulement trois supporters. pic.twitter.com/9UpEqjseXb
— RMC Sport (@RMCsport) May 28, 2023