BARCELONA GROPOS NJË THESAR
Në nder të kësaj dite historike – Barça nuk ka qenë kurrë larg Camp Nou – presidenti Laporta ka dashur të tregojë çfarë do të thotë stadiumi për klubin. “Këto 123 vite të historisë së Barçës mund të përkufizohen në shumë mënyra. Camp Nou është tempulli dhe fortesa jonë, prandaj duam që ai të vazhdojë të jetë këtu, në lagjen tonë, Les Corts, që nga viti 1923, dhe në qytetin tonë. Ky stadium është një ëndërr kolektive dhe një trashëgimi për fëmijët tanë dhe nipërit dhe mbesat". Në fund, ndërsa vendosej guri i parë, klubi ka groposur edhe një kuti pleksiglasi nën barin e gjelbër.Brenda saj janë vendosur gazeta që raportojnë historikun e sotëm. Pastaj të gjithë të pranishmit shtuan diçka: Xavi një fanellë Blaugrana; Busquets një shirit kapiteni; një top dhe këpucë futbolli të vendosura nga dy të rinj nga Cantera. Në fund Laporta vendosi një flamur katalanas mbi të, përpara se të mbyllte kutinë dhe të hidhte mbi të lopatën e parë me dhe. Në këtë mënyrë, historia e Barcelonës do të jetë brenda Camp Nou edhe gjatë punimeve. E kushedi sa do të qëndrojë kapsula e kohës nën stadium.?? Las paladas ponen el punto y final a este acto simbólico de la primera piedra del nuevo Spotify Camp Nou pic.twitter.com/EV4NwMSAYl
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) May 29, 2023