Flash

Video/ "Ushtar" Telushi ngriti trofeun e nisi festën e titullit: Rama përcakton të ardhmen e teknikut Colella

Lapsi.al 29 May 2023
Video/ "Ushtar" Telushi ngriti trofeun e nisi festën e titullit:

Kupa e 17 në historinë e klubit është ngritur lart nga kapiteni i Partizanit, Bruno Telushi. Një sezon i gjatë dhe sfilitës u mbyll me fitoren 2-0 ndaj Teutës e të kuqtë mund të festonin një trofe që ia rrëmbyen rivalëve të përjetshëm të Tiranës. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i dorëzuan medaljet lojtarëve të kuq, ndërsa trofeu iu dha "ushtar" Telushit, që e ngriti në qiellin e “Arenës së Demave”. Partizani është kampioni i ri i vendit.

[video width="240" height="126" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/festa-titull.mp4"][/video]

RAMA: "DY TITUJ NË 5 VITE NUK JANË PAK"

"Ishte e bukur dhe e veçantë kur shoh lojtarë që kanë triumfuar. Ka qenë i jashtëzakonshëm dhe i bukur. Kemi besuar gjithmmonë dhe ju them çunave të bë besojnë në kualitet dhe të japin maksimumin tonë. Jam falënderues për tifozët dhe presidentin sepse më në fund Partizani është në shtëpinë e vet". Olsi Rama, drejtori i përgjithshëm i të kuqve nuk e ka fshehur kënaqësinë për titullin kampion. Sigurisht që tani vëmendja kalon në prezencën në Europë, ku Partizani do të luajë në Champions: "Plani është të festojmë titullin. Kjo loja e nervave na ka bërë të pushojmë por dihet që ka shumë punë. Të fitosh është bukur, por ta mbrosh është edhe më e vështirë - tha Rama -. Titulli i para 3 viteve ishte i pari pas shumë viteve. Kemi edhe shumë për të treguar. Isha shumë skeptik sepse skuadrat që kanë ndërtuar stadiume kanë pasur probleme. Por ne e thyem atë gjë dhe dolëm kampion. Dy tituj në 5 vite nuk janë pak. Por të mos harrojmë që është Partizani, një emër i madh dhe duhet të rikthejmë shijen e suksesit në ngjyrën e kuqe".

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI