??? El casamiento de Lautaro Martínez y Agustina Gandolfo. pic.twitter.com/iqbcg87Ydb
— dataref (@dataref_ar) May 29, 2023
TË FTUARIT
Lautaro ftoi të gjithë kolegët e tij te Inter dhe disa nga Argjentina. Shoku i tij i sulmit Romelu Lukaku ishte në shoqërinë e reperes Megan Thee Stallion. Belgu pati me të një histori të shkurtër dashurie disa kohë më parë, por të dy mbetën në marrëdhënie të mira (ose janë rikthyer bashkë). Nga Argjentina kanë ardhur Enzo Fernandez, Dibu Martinez, Mac Allister, Nico Gonzalez, Musso dhe ish-lojtari i Inter Hakimi. Mungonte Leo Messi i cili ishte në koncertin e Coldplay në Barcelonë të dielën dhe zgjodhi të mos ishte.KUSH ËSHTË AGUSTINA GANDOLFO, GRUAJA E LAUTARO
Agustina Gandolfo është një modele dhe blogere e modës argjentinase. Të dy u takuan në një klub nate në Buenos Aires dhe ishte dashuri me shikim të parë. Për Sportëeek, ajo rrëfeu zgjedhje për ta ndjekur në Milano: “Nuk ishte një zgjedhje e lehtë. Në Argjentinë kisha dyqanet e rrobave, familjen, miqtë, universitetin. I lashë të gjitha por nuk pendohem, jam e lumtur. Më fitoi me besimin e tij, vendosmërinë. Që në ditën e parë më tha: 'Do ta shohësh që do të vish këtu, do të jemi bashkë'. Dhe kështu ndodhi. Kur ka një gjë në mendje, vazhdon derisa ta marrë, nuk ndalet”.View this post on Instagram