Flash

Video/ “Trashaluq bastard”, McKennie fyhet nga tifozët e Leeds: i ati i del në mbrojtje me videon e gorillës Harambe

Lapsi.al 30 May 2023
Video/ “Trashaluq bastard”, McKennie fyhet nga tifozët e Leeds:
Probleme në fushë për Juventus, por edhe në distancë. Lojtarët e shumtë të huazuar nëpër Europë do të kthehen në bazë dhe mes tyre është edhe Weston McKennie. Mesfushori amerikan është i huazuar te Leeds, i cili sapo ka rënë nga Premier League. Për amerikanin kanë mbërritur edhe ofendimet nga tifozët anglezë, si për të kopsitur kthimin pas të tij. Weston McKennie u huazua nga Juventus te skuadra e Leeds në seancën e merkatos së transferimeve dimërore. Një operacion që bardhezinjtë shpresonin se do të përfundonte me 35 milionë euro. E në vend të tyre do të gjejnë amerikanin sërish në Torino. Me skuadrën angleze, gjërat nuk shkuan ashtu siç donin të gjithë. Mesfushori mbërriti te Leeds jashtë forme, i rënduar dhe ofroi paraqitje nën mesatare, duke mos lënë kurrë gjurmë. Për më tepër, erdhi edhe rënia në Championship dhe tifozët e skuadrës aktuale e mbuluan me ofendime.

FYERJET E TIFOZËVE

Mediat vendase raportuan lajmin se tifozët e Leeds kanë ofenduar mesfushorin amerikan. Weston McKennie u fotografua i trishtuar dhe i tronditur teksa ishte ulur në një tren, me sa duket pas takimit-konfrontues me fansat. Flitet për ofendime të rënda përfshirë edhe një “trashaluq bastard”. Në mbrojtje të tij ka ndërhyrë babai i tij dhe në Tëitter ka dashur t'u përgjigjet fansave: “Gjithë të mirat për LUFC-në. Për ata që e kanë mbështetur Weston në një mjedis armiqësor. Për ata që nuk e dinë se futbolli është një lojë ekipor, që rrojnë për të luftuar një ditë tjetër”. Befasuese videoja e zgjedhur nga zoti McKennie për të shoqëruar këto fjalë, ajo e gorillës Harambe në përvjetorin e shtatë të vdekjes.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI