Flash

Tirana mbetet pa lojtarë e trajner: pesë titullarë dhe Shehi nga nesër janë pa kontratë

Lapsi.al 30 May 2023
Tirana mbetet pa lojtarë e trajner: pesë titullarë dhe Shehi nga

Pas humbjes së titullit kampion, edhe pse me pikë të barabarta me Partizanin, te Tirana është kohë reflektimi. Duhen nxjerrë mësime nga gabimet e bëra, më tepër në anën administrative të sezonit. Kundër cdo insistimi të teknikut Orges Shehi bardheblutë e panë veten me një organikë jo vetëm pa numra, por edhe pa emrat e sugjeruar për të ardhur, apo edhe për të qendruar.

MUNGESAT PËR FINALEN

Përpara natyrisht është finalja e Kupës, ku sërisht tekniku nuk do të ketë në dispozicion të skualifikuarit e Disiplinës. Albano Aleksi, Visar Bekaj, Florent Hasani, Besir Iseni, Aldo Gjumsi e Bruno Lulaj do t'i shtohen të dëmtuarve afatgjatë: Patrick, Lushkja e Nikqi që kanë lënë takim sezonin e ardhshëm. Por shqetësimi kryesor te bardhëblutë është fakti që në finalen e 1 qershorit kundër Egnatias Shehi dhe pesë lojtarë do të luajnë pa kontratë.

KONTRATAT E SKADUARA

Pikërisht kështu sepse kontrata që lidh teknikun me Tiranën përfundon në ditën e fundit të majit. Pas finales trajneri më jetëgjatë post-2000 te bardheblutë do të jetë i lirë për të negociuar të ardhmen me cilindo klub tjetër. Neglizhenca e Tiranës e ka sjellë situatën në këtë pikë. Gjithnjë biseda të tërthorta e asnjëherë ulje në tavolinë për të folur konkretisht. Tirana, për të qenë të qartë, dëshiron të vazhdojë me Shehin, por vetëm kaq nuk mjafton. Tekniku ka kërkuar garanci teknike shumë më herët, gjë që jo vetëm aktualisht nuk e ka, por rrezikon të jetë më problematike pas finales së Kupës. Atëherë Hila, Aleksi, Behiratche, Tosevski e Bekaj do të dalin të gjithë me parametër zero. Qendërmbrojtësi ivorian nuk do të qendrojë dhe e ka bërë të qartë, sepse rinovimi i është ofruar. Bekaj gjithashtu, sepse për më tepër është i dënuar nga Disiplina për 1 vit. Kosovari për të vazhduar karrierën në Turqi, ku ka parakontratë me Hatayaspor, duhet të shpresojë te Apeli. Në dalje pa kthim edhe Tosevski, bashkë me Aleksin që është i tentuar nga Dinamo. I vetmi që mund të qendrojë është Hila.

PA "KËPUCË TË ARTË"

Pa llogaritur se kontrata e Florent Hasanit mund të mos vlejë, me Këpucën e Artë që do t’i shitet ofertuesit më të mirë. Lojtari ka një marrëveshje xhentilmeni me presidentin Halili që nuk do ta pengojë nëse vjen oferta e duhur. Kreditet e tij janë rritur shumë pas 16 golave e 8 asisteve në kampionatin që sapo u mbyll. Në këtë pikë Tirana e gjen veten për tu riformatuar dhe me pak lojtarë nën kontratë, e Shehi para se të vendosë të refuzojë kontaktet e pesë klubeve të interesuara, duhet të mendohet mirë…

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI