Flash

Sfidon Mou e "injoron" Romën, Mendilibar: "E përgatis këtë finale si çdo ndeshje tjetër"

Lapsi.al 30 May 2023
Sfidon Mou e "injoron" Romën, Mendilibar: "E përgatis

Trajneri i spanjollëve të Sevilla, José Luis Mendilibar, në konferencën e shtypit para aktit konkluziv të Europa League, ka folur për sfidën me skuadrën e Jose Mourinho. "Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Mourinho se jam i nderuar të përballem me të. Ai ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para. Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje e çfarëdoshme, sepse nuk dua t'i transmetoj nervozizëm lojtarëve. Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje”, ishin fjalët e José Luis Mendilibar në prag të finales së Europa League kundër Romës.

Tekniku i Sevilla megjithatë nuk zbuloi asgjë nga formacioni, pavarësisht se është rreth 24 orë para ndeshjes. "Kush do të luajë në vend të Acuna? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shikoj”, ka përfunduar Mendilibar. Tekniku spanjoll e ka kontratën që e lidh me andaluzianët, që skadon në fund të qershorit.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI