Flash

Futi fanellën e Juventus te mbathjet, Leao kërkon ndjesë pas sulmit të tifozëve: “Urrejtja është vërtetë e keqe”

Lapsi.al 30 May 2023
Futi fanellën e Juventus te mbathjet, Leao kërkon ndjesë pas
Rafael Leao iu desh t'u kërkonte falje tifozëve të Juventus pas ndeshjes në Allianz Stadium. Portugezi ishte autori i një gjesti që nuk kaloi pa u vënë re nga bardhezinjtë. Pasi Milan mundi Juventus 0-1 në Allianz Stadium, falë golit të Olivier Giroud, kuqezinjtë u kualifikuan zyrtarisht në Champions. Ekzaltimi i portugezit pastaj nuk ishte e denjë për arritjen. Në fund të ndeshjes pati polemika nga tifozët e Juventus, që përveç sulmit ndaj klubit dhe lojtarëve shënjestruan edhe Rafa Leao. Anësori i Milanit në fakt u pikas nga tifozët bardhezinj pasi kishte futur fanellën e shkëmbyer me Chiesa brenda pantallonave të shkurtra, pikërisht mbi pubis.

NDJESA E LEAO

Portugezi kishte shkëmbyer fanellën me Federico Chiesa dhe duke u larguar nga fusha, e kishte vendosur përkohësisht në atë vend. Pas sulmeve të marra nga tifozët e Juventus, numri 17 i kuqezinjve kërkoi falje në rrjetet sociale për një gjest të paqëllimshëm: “Nëse ndonjë tifoz u ndje i parespektuar për vendosjen e fanellës te pantallonat e shkurtra kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im të transmetoja asnjë lloj mosrespekti. Me të vërtetë i respektoj të gjitha institucionet! Forca Milan. Urrejtja është vërtet e keqe”. Kështu, episodi u zgjidh dhe paqja u rivendos mes Leao dhe tifozerisë bardhezi.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI