Telashet kanë filluar që më herët në fakt. Tre tifozë të plagosur në përleshje e shtatë të arrestuar. Ky ishte vlerësimi fillestar i përplasjeve të ndodhura pasdite në rrugët e Budapestit, para Roma-Sevilla, finalja e Europa League. Policia hungareze bëri të ditur se një tifoz spanjoll dhe një tifoz suedez u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm pas një sherri. Shtatë të arrestuar dhe të gjithë me kombësi polake, duke konfirmuar frikën e konvergjencës së ultrasve të kombësive të tjera për të nxitur incidente. Madje, duket se ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ultrasit e Krakovës po përgatisnin një ekspeditë në Hungari për finalen e Europa League. Kjo sepse ata prej rreth dhjetë vitesh janë protagonistë të përplasjeve me tifozët andaluzianë. Në vitin 2015 ata sulmuan tifozët e Sevillas në Mançester, para një ndeshje kundër City.‼️¡SE ESTÁN COLANDO EN EL ESTADIO!‼️
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 31, 2023
?Aficionados de la Roma acceden al estadio de la final de dos en dos con cada entrada.
? @marcosbenito9 pic.twitter.com/iajrKwz5c7