Flash

Mes fjalëve e prapaskenave Allegri rrezikon pankinën: takimi me Elkann vendimtar për të ardhmen

Lapsi.al 1 June 2023
Mes fjalëve e prapaskenave Allegri rrezikon pankinën: takimi me Elkann

Allegri apo jo Allegri? Juventus po reflekton për të ardhmen, duke filluar nga pankina për sezonin e ardhshëm. Tekniku toskan, i blinduar nga një kontratë e rëndë dhe ende me dy vite vlefshmëri, përsëriti gatishmërinë e tij për të qëndruar në Torino. Madje klubi nuk e ka shprehur kurrë hapur qëllimin e tij për të ndryshuar drejtim teknik. Megjithatë, palët do të ulen në një tryezë dhe të kuptojnë nëse strategjia e Zonjës për të ardhmen përputhet me ambiciet e Max Allegri. Sepse Juventus, pas tërmetit për fitimet kapitale dhe manovrën e pagave, synon të rifillojë me kosto më të ulëta. Që do të thotë shkurtime të rënda pagash (edhe ajo e trajnerit nuk përjashtohet) dhe një skuadër me shumë më tepër lojtarë të rinj dhe me ndonjë kampion më pak.

Francesco Calvo, drejtuesi bardhezi, ka konfirmuar gjithmonë besimin e klubit te Allegri, por diçka po lëviz nga poshtë. Sepse pakënaqësi rreth figurës së tij ka, edhe pse klubi shpreson që të jetë trajneri ai që duhet të bëjë një hap prapa. Për këtë arsye pritet një takim ballë për ballë e teknikut Allegri me drejtuesit dhe në veçanti me John Elkann. Vetëm më vonë Juventus do të shqyrtojë mundësinë për t'ia besuar pankinën një trajneri të ri.

Javët e fundit është përmendur më shumë se një emër, por pa hyrë në detaje. Në Francë, megjithatë, po monitorohet situata në lidhje me Igor Tudor. Ish-mbrojtësi kroat, i cili ka luajtur edhe për Juventus si lojtar dhe si anëtar i stafit të Pirlos, ka vendosur të largohet nga Marseja pas një sezoni të mbyllur në rënie. Përmes menaxherit të tij, ai ka patur tashmë një kontakt fillestar me drejtuesit bardhezinj për të verifikuar çdo disponueshmëri. Alternativë është Vincenzo Italiano dhe Thiago Motta, që mbeten në lojë.

E gjithë kjo pavarësisht ardhjes apo jo të Cristiano Giuntoli si drejtor i ri sportiv. Ai nuk do të pritet pafundësisht dhe Juventus nuk ka ndërmend t’i paguajë “kompensim” Napolit, edhe pse mbetet në krye të listës së të preferuarve për rolin që dikur i takonte Federico Cherubini.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI