Flash

Luciano Spalletti 'i driblon' të gjithë: timonieri i Napolit është Trajneri i Vitit në Serie A

Lapsi.al 1 June 2023
Luciano Spalletti 'i driblon' të gjithë: timonieri i Napolit
Çmimi "Coach Of The Season" i Serie A TIM 2022/2023 i është dorëzuar trajnerit të Napolit, Luciano Spalletti. Trofeun tekniku i të kaltërve do ta marrë para ndeshjes Napoli-Sampdoria, në fushën e stadiumit “Diego Armando Maradona”. Çmimi i është dhënë teknikut nga një juri e përbërë nga drejtorë të gazetave sportive. Ata kanë vlerësuar trajnerët në bazë të kritereve tekniko-sportive dhe cilësisë së lojës së shprehur nga skuadrat e tyre. Ka patur rëndësi edhe sjellja/fair play gjatë ndeshjeve. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e Serie A TIM 2022/2023.

DE SIERVO: "SEZON THJESHT I JASHTËZAKONSHËM"

"Sezoni i Luciano Spalletti në krye të Napolit ishte thjesht i jashtëzakonshëm - tha Luigi De Siervo, CEO i Lega Serie A -. Fitimi i titullit të tretë historik për napolitanët, 33 vjet pas të dytit me firmën e Maradonës, është rezultat i impenjimit të madh nga klubi. E natyrisht puna e një tekniku të përgatitur mirë me karizëm të madh, i aftë për të integruar të ardhurit e rinj në mënyrën më të mirë të mundshme. E për të përmirësuar lojtarët tashmë të pranishëm në skuadër. Napoli në fakt ishte në gjendje të imponohej që në javët e para. Jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën spektakolare, duke shprehur një nga futbollit më të vlerësuar në nivel ndërkombëtar”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI