Flash

Video/ Bajrami impresionohet nga Sylvinho, Sassuolo ngec në Mapei: vetëm 1-1 me Bolonjën

Lapsi.al 8 May 2023
Video/ Bajrami impresionohet nga Sylvinho, Sassuolo ngec në Mapei:
Sassuolo dhe Bologna nuk shkuan përtej një barazimi 1-1 në ndeshjen e javës së 34 të Serie A. Në një derbi të balancuar emilian ishte Domenico Berardi ai që e prishi ekuilibrin (15'). Sulmuesi realizoi me një goditje të fuqishme me të djathtën që përfundoi nën traversë. Më pas Dominguez (42') riktheu barazinë, duke heshtur stadiumin. Në pjesën e dytë, Berardi dhe Arnautovic kërkuan golin e fitores pa ia arritur qëllimit. Një derbi që lë të pandryshuar diferencën midis Bolonjës dhe Sassuolo (+2 e felsineive me 46 pikë). Kuqeblutë humbën mundësinë për të fluturuar të vetëm në vendin e tetë. Nedim Bajrami, nën sytë vëzhgues të teknikut Sylvinho, dështoi të bëhej protagonist. Lexo më tej: Nga Portugalia në Itali, katër shtete në pak ditë: Sylvinho, tur europian për lojtarët kuqezi Barazimi më se i drejtë në derbin emilian në stadiumin Mapei mes Sassuolo dhe Bologna. Dy skuadrat nuk i bënë keq njëra tjetrës, pavarësisht se cdo gjë u vendos në fraksionin e parë. Sassuolo rezistoi dhe kuqeblutë humbën mundësinë që u dhanë rezultatet e ditës, për të kaluar të vetëm në vendin e tetë. Vendasit nga ana e tyre nuk përfituan nga barazimi i Torinos dhe Monzës për t'u bashkuar me trenin e të njëjtit pozicion që bolonjezët ndajnë me Fiorentinën dhe Udinesen. Një rezultat që pasqyron atë që u pa në fushë. Bologna u përpoq dhe nuk arriti të depërtojë. Sassuolo duke përfituar nga imagjinata e Berardit drithëroi Thiago Motta, që gjeti barazimin vetëm pak minuta pas pushimit. 66 minuta pa gjurmë për mesfushorin kuqezi Bajrami, i zëvendësuar nga Lauriente.

Serie A Italy

Empoli 2-1 Salernitana Udinese 2-0 Sampdoria Sassuolo 1-1 Bologna

Të këshilluara

ide

Fatos Lubonja, letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI