Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Palladino i kthehet keq teknikut Mourinho dhe sulmon Romën: “Një gjë skandaloze”

Lapsi.al 4 May 2023
Palladino i kthehet keq teknikut Mourinho dhe sulmon Romën: “Një

Sfida e luajtur dje mes Monzës dhe Romës do të mbetet në histori. Jo aq për rezultatin, sa për shpërthimin e bujshëm të Josè Mourinho. Në mikrofonat e gazetarëve pas ndeshjes, portugezi i sulmoi të gjithë: nga arbitri Chiffi te klubi i tij e deri te rivalët për një vend në Champions League. Fjalët e Special One, që ka rrëfyer se ka shkuar në pankinë me mikrofon “për të mbrojtur veten”, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Madje kanë shkaktuar bujë të vërtetë mediatike. E trajneri i Monza, Raffaele Palladino, nuk ka ngurruar t'i përgjigjet fjalëve të kolegut të tij më të famshëm.

Në fund të barazimit 1-1 në stadiumin U-Power, Josè Mourinho filloi me një monolog shumë të ashpër. Objektivi kryesor i portugezit ishte arbitri Chiffi, fajtor për përjashtimin e Celiku në shtesë: “Ai është arbitri më i mbaruar që kam takuar ndonjëherë në karrierë”. Mourinho më pas shtoi se ka mbajtur “një mikrofon me të cilin kam regjistruar gjithçka. Që nga momenti që hyra deri në momentin që u ktheva në dhomat e zhveshjes. E bëra për të mbrojtur veten”. Fjalë të destinuara të shkaktojnë shumë diskutime dhe që ndoshta do të çojnë në një masë kundër tij. Ndërkohë, trajneri i Monza Palladino është kujdesur t'i përgjigjet me të njëjtën mënyrë Special One.

REPLIKA E FORTË E PALLADINO

“Chiffi ishte një nga gjyqtarët më të mirë dhe nuk gaboi asgjë – deklaroi trajneri i Monzas –, sigurish për mendimin tim. Në rastin e kartonit tim të verdhë, u zemërova me gjyqtarin e katërt. Nuk kisha parë kurrë të protestonte ashtu një pankinë kundërshtare. Kjo që bënë sot ishte skandaloze. Chiffi ishte perfekt dhe arbitroi shumë mirë”.

Më pas në lidhje me ndeshjen Palladino shtoi: “Monza bëri një paraqitje me peshë, nivel, substancë dhe karakter. Roma na bëri të luajmë keq teknikisht dhe na bëri të luajmë pis. Sepse ata thyejnë të gjitha linjat e pasimeve dhe janë të mira në shfrytëzimin e gabimeve të kundërshtarëve. Ne ishim të aftë të përshtateshim me llojin e lojës dhe dolëm mirë në pjesën e dytë. Gara më pas ishte e fragmentuar, por ne u përpoqëm deri në fund të gjenim kthesën përfundimtare. Por edhe kështu është në rregull”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI